Hapja e laboratorit të dytë për testimet, Bardh Spahia:Gjest i vonuar! Kur gjithë vendet investonin në Shqipëri jepnin tampone me racion

Premte, 17 July 2020 17:43

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia e ka cilësuar si gjest të vonuar hapjen e laboratorit të dytë për testime në QSUT.

Sipas Spahisë, kur të gjitha vendet investonin në kapacitete në Shqipëri thoshin që nuk i kishin problem testimet dhe bëheshin pak të tilla, madje tamponet jepeshin me racion nëpër rrethe.

Por ai thotë se me hapjen e laboratorit të dytë u vërtetua se autoritetet shëndetësore gënjyen pasi rritja e rasteve me COVID-19 nuk u shoqërua me rritje të testimeve.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

JA PRA QE ESHTE GENJYER PER KAPACITETET E KRYERJES SE TAMPONEVE!!!

Promovimi sot me video propagandistike i laboratorit të dytë, atij të QSUT, tregon se sa të papërgatitura kanë qenë dhe janë autoritetet për përballimin e COVID-19. Kur gjitha vendet u investuan për të rritur numrin e testimeve, e kuptuar kështu nivelin e përhapjes së virusit korona në mbarë vendin, autoritetet në Shqipëri bënin pak teste e jepnin tamponë me racion nëpër rrethe, teksa thonin se nuk kishin problem numrin e tamponëve. Fakt është se rritja e numrit të infektuarve, nuk u shoqërua aspak me rritje të numrit të testeve, pavarësisht kërkesave që nuk vinin vetëm nga opozita!!! Vënia në funksion e laboratorit të dytë publik është një gjest i vonuar, për shkak të papërgjegjshmërisë a paaftësisë, këtë le ta ndajnë vetë “ekspertët“ së pari, që vec ulën kokën e zbatuan urdhërat politikë! Laboratori i QSUT aty ka qenë gjithnjë funksional. Thjesht i nevojiteshin kitet e duhura për Covid e për këtë rilindjes iu deshën gati 5 muaj kohë!!!!
Sa më shumë testime e gjurmime, protokolli bazë i ndjekur nga cdo vend, si celësi i suksesit për përballimin e Covid-19, do të duhej të ishte kuptuar tashmë edhe në Shqipëri, mbi 4 muaj nga shpallja zyrtare e rastit të parë të infektuar në vend! Pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësor të cdo niveli, mbeten po aq jetike, pasi u japin atyre sigurinë e nevojshme për të kryer si duhet e pa frikë detyrën e tyre të vështirë! Zonja ministre, personeli shëndetësor duhet të jetë prioritet absolut në këtë fazë delikate të goditjes së virusit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...