Mehmeti: Edi Rama përfiton nga problemet që shkakton vetë

Premte, 17 July 2020 21:07

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti në emisionin e tij ‘Këndi i Kimit’ në SYRI TV, tha se Edi Rama po përfiton nga problemet që shkakton vetë. Ai tha se edhe ndërkombëtarët kanë rënë në këtë kurth.

“Politikan i mirë është ai që nuk bën gabime të qëllimshme. Politikan i mirë është ai që shndërrohet në strumbullar për arritjen e zgjidhjeve dhe pajtueshmërisë. Për fat të keq Shqipëria është në duart e politikanit të llojit më të keq, që mbijetojnë duke krijuar armiq ose duke luajtur rolin e shpëtimtarit nga forcat e tjera,” tha ai, duke shtuar se Edi Rama është shembulli më tipik.

 

“Ashtu siç bën Piktori, duke i përbuzur kundërshtarët, duke i quajtur kadrinj, prodhim të kazanit. Ata nuk durojnë asgjë që është ndryshe. Qëllimi i tyre është vetëm që të qëndrojnë në kolltukun e pushtetit. Piktori është shembulli tipik i këtij politikani. Ai krijon problemet që të gjithë të vrapojnë pas tij se ai është zgjidhja. Në këtë kurth kanë rënë ndërkombëtarët. Ata duan të forcojnë shtetin ligjor me njeriun që e rrënon atë".

 
 

"Ai përfiton nga problemet që shkakton vetë. Edhe tani thotë se do e ndryshojnë Kushtetutën dhe ai e do ta shesë këtë problem që vetë ka shkaktuar si një fitore për veten,” tha Mehmeti.

 
 

Sipas tij, edhe PS është shndërruar në një kompani.

“Shqipërinë e kontrollojnë ata që kontrollojnë Piktorin,” tha Mehmeti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...