Kallëzimi në SPAK/Donika Prela ka fshehur akte hetimore. Komisioneri:Të shkarkohet për pasurinë

Saturday, 18 July 2020 09:52

Prokurorja Donika Prela është kallëzuar pranë prokurorisë speciale, SPAK, për zhdukje të akteve hetimore, detaj që u zbulua gjatë seancës gjyqësore pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili po shqyrton kërkesën e Komisionerit Publik për shkarkimin nga detyra të ish-drejtueses së Krimeve të Rënda.

Kryetarja e trupës gjykuese, Natasha Mulaj, kërkoi nga komisioneri Florian Ballhysa që të verifikonte të dhënat e kallëzimit, në fjalën e saj hapëse të seancës, paraditen e kësaj të Premte.

Trupa prej 5 anëtarësh e shkallës së dytë të Vetingut u njoh me argumentat, në bazë të të cilave Komisioneri Publik kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë Donika Prelën, duke kërkuar shkarkimin e saj nga funksionet.

Agjencia mediatike “Birn”, e cila nga ndjekur nga afër seancën gati 6-orëshe, ka raportuar në mënyrë të përmbledhur shkaqet që kanë bindur Komisionerin Publik për të kërkuar largimin nga detyra të prokurores Donika Prela.

Argumentat janë përqëndruar, kryesisht, në kriterin e pasurisë dhe problematikat e evidentuara në të ardhurat dhe krijimin e aseteve të bashkëshortëve Donika dhe Vangjel Prela.

Komisioneri: Prela, probleme me pasurinë, të shkarkohet

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi gjatë parashtrimeve në seancë të gjitha shkaqeve të paraqitura në ankimin e tij. Sipas Ballhysës, Prela nuk arrin nivel të besueshëm kryesisht në kriterin e pasurisë, por ai kërkoi që shqyrtimi në KPA të kryhet në të tri kriteret e rivlerësimit.

Ndryshe nga KPK që nuk e penalizoi Prelën për taksat e papaguara për një pjesë të të ardhurave të bashkëshortit në vlerën e 2.5 milionë lekëve, Ballhysa theksoi se neni D i Kushtetutës përcakton se të ardhurat e ligjshme janë ato që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore.

Ballhysa tha se Prela rezulton me mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe prej 95.6 metrash katrorë në Tiranë si dhe për kursime në cash, të deklaruara si burim për këtë pasuri.

Gjithashtu, ai shtoi se Prela nuk ka pasur mundësi të shlyejë një hua prej 15 mijë eurosh që bashkëshorti e ka marrë nga djali i xhaxhait të tij –hua e cila sipas tij është e padokumentuar.

Ballhysa ngriti dyshime edhe mbi argumentet e përdorura nga Prela para KPK-së lidhur me padijeninë e të shoqit për taksat e papaguara dhe padinë e bërë ndaj kompanisë “Bruçi” sh.p.k..

Sipas tij, kompania ka paguar gjysmën e pagës me bankë dhe gjysmën me arkë, duke e konsideruar këtë rrethanë të mjaftueshme për të qenë në dijeni.

Ballhysa shtoi se ky fakt e kompromenton pozitën e subjektit të rivlerësimit, duke qenë se ajo ka ushtruar detyrën e prokurores së seksionit Task Forcë, ku janë hetuar vepra penale të sferës ekonomike.

Komisioneri Publik përmendi edhe dy raste të transaksioneve të bashkëshortit të Prelës, të cilat janë raportuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Rasti i parë lidhet me një hua prej 25 mijë eurosh, e cila nuk figuron në deklaratat e pasurisë dhe i dyti me një pagesë prej rreth 1.7 milionë lekësh, që bashkëshorti i subjektit, Vangjel Prela, kishte paguar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës për llogari të kompanisë së ndërtimit ku kishte punuar më parë.

Ballhysa tha se në kohën kur është kryer pagesa, bashkëshorti i Prelës ka qenë i punësuar pranë Bashkisë Tiranë dhe marrëdheniet e punësimit me shoqërinë “Bruçi” ishin ndërprerë.

Në seancë, Komisioneri parashtroi edhe pamundësinë për blerjen e një apartamenti në Durrës në vlerën 1.5 milionë lekë. Ballhysa tha se duke i shtuar kësaj vlere edhe balancat e tjera negative të konstatuara, vlera totale e pamundësisë financiare shkon në shumën 7.6 milionë lekë.

“Subjekti është përpjekur të mos deklarojë saktë pasuritë,” tha Ballhysa në seancë.

Ai ngriti si problem edhe standartet e ndryshme të hetimit të kryer nga Prela për dy çështje që kanë të bëjnë me veprën penale të “drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”, ku njëri prej të akuzuarve është proceduar në kushtet e arrestit me burg dhe tjetri në gjendje të lirë –duke kërkuar një rivlerësim tërësor të saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...