Pollo: Rama po eleminon koalicionet, opozitës i lind detyrimi për të reaguar jashtë normales

Diel, 19 July 2020 13:41

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo përmes një shënimi në rrjetet sociale thekson se pikëpamja e tij ka qenë se servirja aktuale e listës së hapur nga disa deputetë si ilaç çudibërës kundër të këqijave të mëdha të shoqërisë ishte hipokrite.

Pollo shkruan se aplikimi i keq i tyre do të dëmtonte zgjedhjet që ashtu siç janë zor se përballojnë dëme shtesë.

“Javën e shkuar e dëgjova të thoshte se kishte ndryshuar mendim për to mbasi siç paskej thënë Churchill vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim (në fakt citati daton dy shekuj më herët e është i diplomatit frëng Talleyrand) dhe se ai kishte parë në sondazhe opinioni se 90% e shqiptarëve i dëshiron listat e hapura; si pasojë PS nuk ka pse kundërshton këtë ortek të dëshirës popullore.

Vërejtja e parë që po bëhet me bujë është se në fakt Rama po eliminon koalicionet që aktualisht nuk i volisin.

Por që atë vetë dikur e kanë favorizuar deçizivisht si p.sh. kur u rizgjodh kryebashkiak në 2007 apo kur fitoi parlamentaret në 2013.

Vetë ai nuk harronte t’a theksonte këtë kur falenderonte partitë aleate “tradicionale” e “strategjike”.

Koalicionet janë një praktikë e hershme e zgjedhjeve pluraliste tek ne dhe eliminimi i tyre për t’i ngrënë kundërshtarit 4-5 mandate me ndryshim të njëanshëm të rregullit të lojës në prag të fillimit të lojës. Opozitës i lind e drejta morale e detyrimi politik për të reaguar jashtë normales. Le t’i kthehemi pak Weberit: a shikoni kund politikanin e bindjes? Po atë të përgjegjësisë?”, shkruan Pollo.

Nga Genc Pollo

Në esenë e tij të famshme “Politika si zanat” të fill pas Luftës së Parë Botërore, sociologu i famshëm Max Weber përshkruan kategoritë e politikës së (politikanit të) bindjes dhe atë (atij) të përgjejgësisë duke i cilësuar ato kundërshtuese por në fund të ditës edhe plotësuese. Një politikan në parim merr vendime sipas bindjeve të veta; por kur me realizëm sheh se pasojat janë problematike atëhere ai me përgjegjësi e moderon vendimarrjen e tij.

Druaj në se vërtet citati i mësipërm ka të bëjë direkt me piruetën politike të kryeministrit Rama për “listat e hapura” që tërhoqi vemendjen time dhe është objekt i këtij shënimi më duket se mund të vlejë si sfond, ndoshta edhe si kut, kur reflektojmë për aktualitetin politik.

 

Para një muaji ju përgjegja pyetjes insistuese të gazetares veterane Valentina Madani nëse i jepni të drejtë për ndonjë gjë Edi Ramës duke devijuar nga ortodoksia retorike e opozitës: i thashë se ai ka të drejtë kur vë në dyshim efektin mrekulli e madje refuzon listat e hapura. Pikëpamja ime ka qenë se servirja aktuale e listës së hapur nga disa deputetë si ilaç çudibërës kundër të këqijave të mëdha të shoqërisë ishte hipokrite; aplikimi i keq i tyre do të dëmtonte zgjedhjet që ashtu siç janë zor se përballojnë dëme shtesë. Ky ka qenë pakashumë edhe shtjellimi i Ramës e të tijve në plot raste.

Por javën e shkuar e dëgjova të thoshte se kishte ndryshuar mendim për to mbasi siç paskej thënë Churchill vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim (në fakt citati daton dy shekuj më herët e është i diplomatit frëng Talleyrand) dhe se ai kishte parë në sondazhe opinioni se 90% e shqiptarëve i dëshëron listat e hapura; si pasojë PS nuk ka pse kundërshton këtë ortek të dëshirës popullore.

Vërejtja e parë që po bëhet me bujë është se në fakt Rama po eliminon koalicionet që aktualisht nuk i volisin. Por që atë vetë dikur e kanë favorizuar deçizivisht si p.sh. kur u rizgjodh kryebashkiak në 2007 apo kur fitoi parlamentaret në 2013. Vetë ai nuk harronte t’a theksonte këtë kur falenderonte partitë aleate “tradicionale” e “strategjike”. Koalicionet janë një praktikë e hershme e zgjedhjeve pluraliste tek ne dhe eliminimi i tyre për t’i ngrënë kundërshtarit 4-5 mandate me ndryshim të njëanshëm të rregullit të lojës në prag të fillimit të lojës. Opozitës i lind e drejta morale e detyrimi politik për të reaguar jashtë normales. Le t’i kthehemi pak Weberit: a shikoni kund politikanin e bindjes? Po atë të përgjegjësisë?

Unë nuk e kam parë sondazhin për listat e hapura. Megjithatë nuk dyshoj të jetë i rremë mbasi dihet se populizmi bazohet tek placebot publike e thjeshtëzimet e mëdha. Kjo më gjerë në një shënim tjetër. Por, edhe pse pa e shikuar, do të vija dorën në zjarr se sondazhet e opinionit do të dëftenin se mbi 95% e shqiptarëve duan që qeveria të anullojë PPP-të problematike e milionat e tyre t’ja kushtojë rindërtimit pas tërmetit e ndihmës ekonomike pas epidemisë. Edi Rama, për të cilin thuhet se bën sondazhe për çdo gjë, do e ketë vërejtur edhe këtë ortek të dëshirës popullore. Por ketu duket se i zgjuari nuk po don të ndryshojë mendim. Politikan i bindjes? Politikan i përgjegjësisë? Apo …? Një reflektim i vogël pa i prishur kujt qejfin e fundjavës!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...