Rama del i lodhur nga Këshilli Politik: Takim pozitiv, do vazhdojmë diskutimet

Hënë, 20 July 2020 16:40

 

Edi Rama ka dalë i lodhur nga takimi 5 orësh i Këshillit Politik.

Debatet kanë qenë të gjata dhe të ashpra edhe pse në fund Rama tha se takimi ishte pozitiv.

 

Duke folur për gazetarët, Rama deklaroi se do të vazhdojnë diskutimet.

‘Do të vazhdojmë të diskutojmë. Ne jemi gati të vazhdojmë diskutimet pa ndërprerje.


Përfaqësuesit e opozitës kërkuan kohë, por ne kemi një kalendar që është i përcaktuar që është fundi i muajit korrik.

Do shikojmë në proces, por besoj se diskutimi ishte pozitiv.

Koha ka kufizimin e vet, për shkak se hapja e listave për ne nuk është një variant, por një angazhim karshi njerëzve.

Ne dëshirojmë ti përfshimë qytetarët në atë që nesër pritet të jetë grupi ynë parlamentar dhe që na takon të mbrojmë arritjen tonë të madhe, barazinë gjinore në parlament.

Ne do ta çojmë deri në fund edhe angazhimin që kemi marrë në 5 qershor.

Unë shoh se në këtë rast është më e rëndësishme përmbajtja e çështjes, se sa përmbajtja e delegacioneve. Është zgjedhja e opozitës jashtëparlamentare që të vijë e përfaqësuar me kë dëshiron, mjafton që ai ka një mandat.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...