Nga puthja e flamurit të Isa Boletinit tek përkulja mbi varrin e Adem Jasharit, Basha shpërndan fotot e vizitës zyrtare: Faleminderit Kosovë!

E mërkurë, 22 July 2020 11:29

 

Faleminderit Kosovë- me këtë motiv, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka postuar sot në mëngjes foto të momenteve nga vizita e tij në Kosovë.

Lideri i opozitës mbërriti në Kosovë me ftesë të Kryeministrit Hoti, dhe u prit nga drejtuesit më të lartë të shtetit, me të cilët ndau qëndrime dhe pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.
Në të gjitha takimet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Parlamentit Vjosa Osmani, Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, Kryetarin e PDK Kadri Veseli, Kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj, Kryetarin e Nismës Fatmir Limaj, Nënkryetarin e LDK Agim Veliu, Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti, Kryetarin e Bashkisë së Mitrovicës Agim Bahtiri, Kryetari i PD Basha përshëndeti rifilllimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vënë theksin tek rëndësia e dialogut me rezultat final njohjen reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Basha ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë i partnerëve strategjikë të shqiptarëve SHBA-BE është jetik për suksesin në këtë proces.
Lulzim Basha vlerësoi rolin e padiskutueshëm të UÇK-së në çlirimin e Kosovës dhe shprehu bindjen se marrja në pyetje e ish-luftëtarëve të saj, është një proces që do t’i nxjerrë ata faqebardhë, ndërsa theksoi se askush nuk do të mund ta njollosë luftën e drejtë për liri të UÇK.

Lideri i opozitës u shpreh se Partia Demokratike ka një trashëgimi të jashtëzakonshme në marrëdhënien vëllazërore të Shqipërisë me Kosovën, duke projektuar dhe finalizuar projektin madhështor të Rrugës së Kombit, autostradës që solli më afër shqiptarë të një gjuhë dhe kulture. Basha ripërsëriti premtimin se me ardhjen në pushtet, qeverisja e PD do ta heqë taksën e Rrugës së Kombit.

Ndërkohë Basha theksoi se Tirana nuk duhet të tregojë një qasje paternaliste në marrëdhëniet me Kosovën. Shqipëria duhet të jetë në mbështetje të plotë të sovranitetit, integritetit territorial të Kosovës dhe promotore e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si kushtet themelore që garantojnë paqen, stabilitetin dhe integrimin për të gjithë rajonin, tha ai.

Një vëmendje të veçantë, Basha i kushtoi bashkëpunimit ekonomik me Kosovën. Kryetari i opozitës tha se në qeverisjen e Partisë Demokratike, bashkëpunimin ekonomik me Kosovën nuk do mbetet kryefjalë e konferencave dhe fasadave boshe, por do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, ku Kosovës do t’i jepen të drejta eskluzive për shfrytëzimin e infrastrukturës portuale shqiptare, e cila do të trajtohet si pjesë e territorit të Kosoves. Një tjetër fushë e bashkëpunimit do të jetë dhe energjitika, ka theksuar zoti Basha.

Në pritjen e rezervuar në Kosovë, momente të veçanta ishin për Lulzim Bashën, dhe nderimi për heronjtë e luftës në Prekaz dhe homazhet për ish-Presidentin Rugova. Kryetari demokrat ndau me ndjekësit e tij në FB dhe momentet emocionuese të dorëzimit të flamurit 108 vjeçar të Isa Boletinit nga pasardhësi i Isa Boletinit. Gjatë vizitës në kullën e restauruar të familjes Boletini, nipi i tij i dhuroi Lulzim Bashës flamurin e çmuar të familjes me urimin që ta vendosë këtë flamur në zyrën e tij si Kryeministër i ardhshëm. Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga ana tjetër vlerësoi mbështetjen e madhe që zoti Basha ka dhënë për prehjen e eshtrave të heroit Isa Boletini në shtëpinë e tij në Boletin.

Modifikuar më E mërkurë, 22 July 2020 11:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...