Shkëlzen Berisha i përgjigjet Blushit dhe Bolinos

Saturday, 25 July 2020 17:17

Nga Shkëlzen Berisha

Këto ditë mediat e përhershme pranë qeverisë janë përpjekur të hedhin baltën dhe shpifjet e radhës ndaj meje.
Këtë herë më duhet t’i falenderoj që u është katandisur kaposhi i baltës në një thelë, pasi kësaj radhe akuzat nuk janë për vrasje, vjedhje, grabitje etj, por pse kam marrë kredi në bankë.
I falenderoj pasi me këtë propagandë po i faktojnë shqiptarëve se në ndryshim nga Carlo Bolino, unë pronat as nuk i kam “dhuratë” nga pushteti, as nuk ia kam vjedhur publikut duke lënë qindra të rinj pa shkollë, por ia kam blerë pronarit të ligjshem. I falenderoj pasi po i provojnë shqiptarëve se biznesi im nuk financohet nga paratë publike si koncesioni i bunkerëve të Carlos, por nga kredi private, e marrë në bankë.

 

Krim nuk është të blesh pronë, krim është ta vjedhësh atë nga publiku. Nuk është krim të marrësh kredi, krim është të përdorësh taksat e shqiptarëve për të ndërtuar një koncesion, fitimin e të cilit nuk e vjelin qytetarët që paguan për ngritjen e tij, por Carlo Bolino që nuk nxori një qindarkë nga xhepi.

I falenderoj sepse po u faktojnë shqiptarëve se në ndryshim nga Blushit, mua më është dashur të marr kredi në bankë për të bërë biznes, ndërsa ai është gdhirë milioner me 33% të aksioneve të Lori Kafe pa deklaruar askund se ku i gjeti 700.000 euro për të blerë këto aksione. Në ndryshim nga Blushi dhe bashkëshortja, unë nuk jam fshehur në Bullgari për të hyrë në ortakëri me mafien e plehrave që vjedh çdo ditë miliona euro nga paratë publike të shqiptareve, por kam hyrë në marrëdhënie me bankën dhe çdo veprim e kam kryer në vendin tim, në transparencë të plotë dhe konform ligjit.

Përtej falenderimeve, dy fjalë për kredinë:

Mediat e qeverisë përpiqen të hedhin tym se si dhe pse është marrë kjo kredi, në fakt përgjigjen kësaj pyetje ia ka dhënë banka, e cila pasi ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin përkatës me gjithë raportet e vlerësimit të prones dhe biznes-planin ka vendosur ta lëvrojë këtë kredi. Kjo është një bankë ndërkombetare, e cila respekton standardet më të larta të shërbimit dhe në ndryshim nga mediat e Carlos, nuk ushqehet me koncesione shtetërore e prona publike, dhe në ndryshim nga mediat e Blushit nuk e ka akuzuar askush për gjobëvënie. Për rrjedhojë vlerësimi i bërë nga kjo bankë është më i saktë, i besueshëm e i paanshëm, se ai i shërbëtorëve të Rames që ushqehen me para e prona publike për t’i shërbyer pushtetit.

Me pas çifti Blushi & Bolino përpiqen të krijojnë lidhje mes kredisë dhe pastrimit të parave duke thënë se pronat janë me vlerë më të ulët se kredia e dhene, gjë që përveçse e pavërtetë, është dhe qesharake sepse nuk mund të pastrosh para duke blerë një objekt më shtrenjtë se vlera që ai realisht ka. Skemat tipike të pastrimit të parave janë ato që ka bërë Blushi në Korçe dhe Rama në Surrel kur prona që kushtojnë qindra milionë blihen 10 herë me lirë se çmimi real i tregut, ose kur fjala vjen, dikush që ka deklaruar vetëm 3 mijë euro kursime gdhihet dhëndër ose nuse në një pronë disa miliona euro.

Në vazhdim vjen flluska e radhës, se unë kam fshehur pasuri nga ILDKP, gjë që është një përpjekje për të mashtruar publikun pasi në përputhje të plotë me ligjin, unë kam deklaruar çdo të ardhur, kredi apo detyrim personal, llogaritë bankare personale, pronësinë personale mbi pasuri të luajtshme e të paluajtshme, si dhe përqindjet e aksioneve që zotëroj në kompani të ndryshme, ndër to natyrisht dhe Logal. Sigurisht që bilancet, asetet dhe kreditë e kompanive depozitohen në institucione të tjera (në varësi dhe kontroll të plotë të Rames) ku dhe janë depozituar konform çdo rregulli e ligji në fuqi.

Në pamundësi për të provuar qoftë dhe një shkelje ligjore në tymnajën që është përpjekur të ngrejë, mediablushi detyrohet të ripërtypë shpifje të vjetra se une paskam dhënë konsulencë ligjore a paskërkam këshilluar biznese për kontrata me shtetin si dhe paskam punësuar të afërm në biznesin e Gërdecit.

Duke qenë se në 13 vjet aktivitet privat nuk kam përfituar kurrë në mënyrë direkte ose indirekte asnjë qindarkë nga fonde publike apo nga persona që kanë përfituar prej tyre, dhe duke qenë se të gjitha hetimet, gjyqet apo proceset ligjore nuk kanë gjetur kurrë asnjë përfshirje të Shkëlzen Berishës në tragjedinë e Gërdecit, për këto shpifje, ndaj mediablushit do ngrihet padi penale dhe civile për t’i dhënë mundësinë t’i provojë ato para gjykatës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...