VOA: Përkeqësohet situata, infektohen edhe tre deputetë dhe kryebashkiaku i Tiranës

Tuesday, 28 July 2020 19:36

Në Shqipëri tre deputetë të parlamentit kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID 19 e po ashtu i infektuar është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. I pari që njoftoi se kishte dalë pozitiv ishte deputeti Ralf Gjoni.

Ai e bëri këtë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku shprehej se gjendja e tij shqëndetësore ishte e mirë dhe se po qëndronte i zoluar. Më pas u mësua se të prekur ishin dhe dy deputetë të tjerë Enver Rroshi dhe Elio Hysko. Ky i fundit ka bërë të ditur se e ka kaluar fazën e izolimit.

 

Eshtë urdhëruar dezinfektimi i sallës së Parlamentit dhe mjediseve administrative, ndërsa dy seancat e ditës së nesërme dhe pasnesërme, do të zhvillohen të reduktuara dhe koha e fjalimeve të deputetëve do të shkurtohet.

 
 
 

Po gjatë ditës së sotme dhe kryebashkiaku Veliaj njoftoi të ishte prekur nga Koronavirusi dhe se për këtë arsye ishte izoluar në banesë dhe do të vijonte punën në distancë. Si kryebashkiaku Veliaj ashtu dhe deputetët e infektuar bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e sigurisë dhe të mbajnë maska, për të kufizuar përhapjen e virusit.

 
 

Në Shqipëri, gjendja po njeh vetëm përkeqësim, me një numër të shtuar të rasteve të reja, por dhe viktimave dhe atyre që shfaqin shenja të rënda klinike.

4 viktima e 117 raste të reja në 24 orët e fundit

Edhe të dhënat e ditës së sotme konfirmojnë të njejtën tendencë në rritje të vënë re që prej mesit të muajit qershor, kur autoritetet lehtësuan masat shtrënguese. Në spitalin Shefqet Ndroqi humbën jetën 4 persona të tjerë, “një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në total, numri i viktimave ka arritur në 148 persona.

Rastet e reja gjithashtu mbeten në nivele të larta. “Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive", deklaroi Ministria e Shëndetësisë?. Sërish gjysma e tyre janë zbuluar në Tiranë, ndërsa të tjerët në 18 qytete të ndryshme të vendit. Me të prekurit e konfirmuar së fundi, numri i të infektuarve arriti në 4997 raste. Krahasuar me tre muajt e parë, që nga fillimi i pandemisë, ka thuajse një katërfishim të personave që rezultojnë pozitivë ndaj COVID 19-ës.

Në të dy spitalet e kryeqytetit ku po trajtohen të sëmurët, numri i të shtruarve mbetet problematik. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, nga të cilët 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të të dhënave pasditen e së martës./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...