Gjermania e shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve me koronavirus/ Kreu i agjencisë së shëndetit publik: Jemi në mes të një pandemie me zhvillim të shpejtë

Tuesday, 28 July 2020 21:18

Kreui i agjencisë së shëndetit publik në Gjermani tha se është “shumë i shqetëusar” nga rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë vend.

“Jemi në mes të një pandemie me zhvillim të shpejtë”, tha Lothar Wieler, udhëheqeës i Institutit Robert Koch, në një konferencë për media në Berlin.

7aeb9c87-0da2-4790-b32c-e21b826cb62e_w1023_r1_s

Ai tha se gjermanët janë bërë “të pakujdesshëm” dhe bëri thirrje për veshjen e maskave dhe respekimin e distancës fizike.

Gjatë javës së kaluar, Gjermania ka regjistruar 3,611 raste të reja me koronavirus.

Të martën, Wieler, për herë të parë kërkoi nga njerëzit që të vendosin maska edhe jashtë nëse nuk mund të ruajnë distancën fizike prej së paku 1.5 metri.

Më herët, udhëzimet ishin që maska të vendoset vetëm në ambiente të brendshme publike.

Wieler ths se gjermanët duhet ta ndalojnë virusin që të përhapet sërish “me shpejtësi dhe pa kontroll”, duke ndjekur masat higjienike dhe të distancës.

“Ne nuk e dimë ende nëse ky është fillimi i një vale të dytë, por sigurisht që mund të jetë. Unë jam optimist se nëse i ndjekim rregullat e higjienës, mund ta parandalojmë, varet nga ne”, tha ai.

Në total, Gjermania ka regjistruar 206,242 raste me koronavirus dhe 9,122 viktima.

Këto shifra – në veçanti ajo e viktimave – janë më të ulëta se në shumë shtete të tjera evropiane./ REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...