Skandali për ndryshimet Kushtetuese. Një deputete votoi 5 herë

E Enjte, 30 July 2020 11:41

 

Deputeti Halit Valteri ngriti shqetësimin se në Kuvend një deputete po voton edhe për disa kolegë të tjerë.
“Ju tërheq vëmendjen pasi një deputete këtu ka votuar 5 fletë votimi, ose ka filluar sekretare e seancës gjyqësore ose ka ardhur të verifikojë votat nga jashtë, për ata që janë sjellë këtu në këtë kuvend si të votojnë, ju lutem merrni masa, vota është individuale, deputetët mund të vijnë vetë ta hedhin në kutinë e votimit”,- tha Valteri.
Kryetari i Kuvendit e pranoi si të drejtë konstatimin. “Vërejta është e drejtë, e konstatova edhe unë. Deputetja ka shpjeguar se ka votuar vetëm një herë por ka përcjellë fletët e votimit të deputetëve të tjerë në kutinë e votimit. Ngelet për të verifikuar nga komisioni përkatës” tha Ruçi.
Seanca për ndryshimet në Kushtetutë po shoqërohet me debate të ashpra mes deputetëve të së ashtuquajturës opozita parlamentare. Adriatik Alimadhi, i cili denoncoi falsifikimin e firmave të deputetëve që kanë kërkuar ndruyshimet, ka replikuar ashpër me Myslim Murrizin.
Gjatë kohës që në seancë vijojnë fjalimet, deputetët kanë replikuar mes tyre për nismën që synon shkatërrimin e procesit zgjedhor. Alimadhi tha se Murrizi dhe disa deputetë të tjerë janë shtojca të Edi Ramës. Ndërsa deputeti Artur Roshi kundërshtoi sot nismën e PS për ndryshimet në Kushtetutë. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Roshi tha se kryeministri Edi Rama po sillet njëlloj si presidenti rus, Vladimir Putin, duke përjashtuar opozitën nga vendimmarrja reale dhe proceset zgjedhore.

Deputeti Kujtim Gjuzi tha se lista me 28 firmat e deputetëve për këto ndryshime ka 4 firma të falsifikuara. Nga foltorja e Kuvendit, ai deklaroi votën kundër këtyre ndryshimeve dhe braktisi sallën.

 

“Zoti Kryetar, fleta e votimit është shpërndarë tani në të gjithë kolegët deputetë. Ky është një mashtrim, është një kontroll i votës, për ta marrë votën në lidhje me këtë çka kërkoni sot. Po pse ndërhyn more vëlla? O zoti Kryetar i Komisionit Juridik, çfarë ke ore vëlla? E ke listën e falsifikuar me njerëz të falsifikuar, e kupton që mund të shkosh në burg nesër? Prandaj në këtë koncept, Kujtim Gjuzi e deklaron votën kundër kësaj, se ka 4 firma të falsifikuara në 28-shen e deputetëve. Prandaj, zoti Kryetar pas kësaj vjen përgjegjësia tek ju, në fakt ju kam thënë disa herë që nuk keni përgjegjësi, por në këtë moment fillon përgjegjësia juaj dhe unë do ta braktis sallën, se nuk mund të rri unë të falsifikohet edhe në Parlament vjedhja e zgjedhjeve të 2021-it”,- tha Kujtim Gjuzi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...