“”Gjeneral * Piro AHMETAJ: “Dy ministritë përgjegjëse, shkelin rëndë ligjin për mjedisin detar ” !

Premte, 31 July 2020 11:21

 

Në muajt e fundit, kemi denoncuar disa nga skandalet e Qeverisë në ikje, si: “dorovitjen te oligarkët të bazës ushtarake detare të Sarandës; heshtjen cinike për marrëveshjen “historike” të detit ndërmjet Greqisë dhe Italisë, etj; makuterine mbi pronat e ushtrisë; poshtërimin e gradave ushtarake kur një doktor, pa asnje lidhje fare me profesionalizmin e ushtarakut, por në shkelje flagrante të ligjit dhe starndarteve në NATO-s, pra pa ligj, pa asnjë meritë dhe pa fare dinjitet, i dhurohet grada Gjeneralmajor dhe emërohet në krye të institucionit të arsimimit te lartë ushtarak, më tej, si drejtuesin nr. 1 të komisionit të karrierës, por përçudnisht diskretitimi ndaj karrierës ushtarake, nuk mbaron këtu ... ”!

Papërgjegjshmëria cinike e qeverisë, makuteria e oligarkeve dhe ushtria e sekerëve rreth pushtetit, nuk ndalet. Para dy disa ditesh, nga media na u servir një tjetër aleluja-lajm: (https://www.gazetatema.net/2020/07/28/pamjet-live-mbytet-anija-ushtarake-ne-dhermi-ja-shkaku/) mbytjen e anijeve, me qëllim: “krijimin e parqeve nënujore për t'u shfrytëzuar për turizëm nënujorë për zhytësit”

Konkretisht, mbas urdhërit të ministrave të mbrojtjes dhe turizmit, tre institucione përgjegjëse (përfshi dhe Forcën Detare) per ruajtjen e mjedisit dhe ushtrimin e autoritetit detar, zhvilluan një “spektakel delirantësh”, për mbyten e disa anijeve të dala nga formacioni luftarak, me terma ushtarake!
Ky urdhër është në shkelje flagrante të ligjit nr. 8905, dt. 6/6/2002 “për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja”, pasi në gërmen “e”, pika 1, neni 6, specifikon fundosjen e anijeve si një “veprimtari të ndaluar”.

Lajmi u shit si gjellë e mirëservirur, pse jo tërheqëse. Por e kundërta është e vërtetë. Një akt në kundërshtim flagrant me gërmën e ligjit të sipërcituar, me konventat ndërkombëtare, me proçedurat standarte (SOP), por dhe me pasoja të rënda ambientaliste për një zonë turistike, një mrekulli naturore të mirënjohur nga turiset vendas dhe të huaj (Drimadhe/Dhërmi)!
Edhe më qesharake, është fakti që 2 ministritë përgjegjëse dhe struktura zbatuese për autoritetin dhe ruajten e mjedisit detar (ForcatDetare/Roje Bregdetare), shkelin hapur ligjin.

Për më keq, anijet e parashikuara të mbyten, janë anije shumë të vjetra dhe kanë mbetje karburantesh, lubrifikante apo dhe lundë të tjera kimike, duke rrezikuar rëndë mjedisin detar.
Edhe procedurat për mbytjen e anijeve janë antiligjore, amatore dhe delirante njëherësh.

Thënë sa me sipër, si një “show” mediatik, as propoganda në FB e “zyrtarëve delikuent” nuk mund të fshehin rrezikun e ndotjes nga rrjedhjet e depozitave të karburantit, apo dhe kërcënimin e sigurisë ndaj zhytesave amatorë nëse synojnë të futen në brendësi të këtyre anijeve.

Tre pyetje për Ministrite pergjegjese: (1) a kanë dijeni për përcaktimet e ligjit; (2) kush e ka propozuar këtë proçedurë, dhe (3) çfare konsulencash ligjore ka patur për këtë rast??

Dhe besoj përgjigjet normale janë: “ose nuk e njohin ligjin; ose makutëria për të zhvatur çka mbetur në emër të gjoja promovimit të turizmit, ose nuk pyesin as për ligje, as për konventa, dhe as për procedura zyrtare, ose “të gjitha së bashku”!.

Së fundmi, i bëjme thirrje SPAK që të vërë para drejtësisë zyrtarët e papërgjegjshëm, oligarkët e babëzitur dhe sekserët e pushteteve, për skandalet e sipërmermendura si dhe çdo abuzim tjetër në këto 7 vjet.

* Gen ®️ Piro Ahmetaj,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD””

Modifikuar më Premte, 31 July 2020 11:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...