Idrizi:Nuk mund të ketë zgjedhje, nëse vazhdohet me këtë tension politik!

Saturday, 01 August 2020 10:45

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke hedhur edhe kritika për një pjesë të ambasadorëve në vendin tonë të cilët kanë toleruar marshimin e Edi Ramës drejt uzurpimit të gjithë institucioneve në vend.

Gjithsesi sipas tij, Rama e ka të pamundur që të futët në zgjedhjet e ardhshme, pa marrëveshje dhe me një vend të përfshirë nga tensioni politik.

‘Çështja e diegies së mandateve ha diskutim, por nuk ka asnjë justifikim që pas 30 vitesh të zhvillohen zgjedhje njëpartiake.
Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm 15 % e shqiptarëve në zgjedhje, dy muaj nuk nxorën dot rezultatin pasi dhe ato zgjedhje ai i vodhi dhe dy muaj me një komision të vetëm nuk rakordoi dot rezultatet. Rama është rezitivist nuk hyn në zgjedhje pa marrëveshje politike dhe pa tension politik.

Sot jemi në absolutizmin e një personi që ka uzurpuar PS-në, një ndër arsyet që iku nga parlamenti ishte se Rama nuk e njeh aulën e parlamentit. Të gjithë institucionet janë në dorën e një personi, Prokuroria, SHISH, Kontrolli i Lartë i shtetit të gjithë nuk flasin më.

Ne nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe kjo është akoma me e rëndë se pse ndryshohet kushtetuta. Mos të harrojmë se kundër pushtetit absolut të një njeriu e kam për ato ambasadore që dolën garant ku në vendet e tyre janë bërë revolucione siç është Anglia. Në pushtet absolut ka një njeri dhe nëse ai fle keq në darkë, të nesërmen e vuan i gjithë popullit.

Ne jemi në pikën që ky njeri që nuk është vetëm kundërshtari jonë. Na ka bërë që ne të jemi në regjimin e Facebook.

Është e pamundur që ne të shikojmë që për shkak të gabimeve të opozitës ne po shkojmë në një kurs kundër integrimit, marrëveshja e 14 janarit është bërë se është thënë se me 5 mars do të mblidhej KE për një vendim dhe ne na u vunë 15 kushte.

Është luks i madh për Shqipërinë që Sekretari amerikan i Shtetit të përshëndeste marrëveshjen e 5 qershorit’, është shprehur Idrizi në emisionin `Provokacia`.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...