Rrëfimi shokues i mjekut amerikan: Kam firmosur çertifikata vdekjeje nga Covid-19 më shumë se në gjithë karrierën time!

Saturday, 01 August 2020 13:26

 

Mjeku amerikan, Joseph Varon, nuk ka pasur një ditë pushimi në muajin e fundit.

E premtja ishte dita e 13-të radhazi që drejtonte njësinë e coronavirusit në Qendrën Mjekësore të Përkujtimit të Houstonit në SHBA.

 

“Nëse më pyet se si dreqin kam qenë në gjendje të mbijetoj për 134 ditë pa ndalesë, mendoj se është adrenalina”, tha ai dhe më tutje duke shtuar se “jam duke vrapuar në tym. Është e vështirë”.

 

Dhe java e kaluar ishte akoma më e vështirë. Në Houstonin që kishte rritje të rasteve me COVID-19, ai nënshkroi më shumë certifikata vdekjeje sesa në gjithë karrierën e tij, raporton CNN. “Njerëzit po vdesin çdo ditë,” tha 58-vjeçari.

 

Dita e punës e Varonit fillon herët. Rreth orës 4:30 ose 5 të mëngjesit, ai shkon në spital drejt në njësinë e coronavirusit, ku trajton rastet e secilit pacient.

 

“Ai është i përfshirë në gjithçka dhe shumë personalisht”, tha fotografi Callaghan O’Hare, i cili e ka takuar mjekun disa herë gjatë një muaji të kaluar në spital. “Ai ulet në shtrat me njerëzit dhe i përqafon gjersa bisedojnë. Është e pabesueshme për t’u parë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Kujdesi për pacientët me coronavirus zgjat minimum 10 orë çdo ditë, tha Varon. Pas kësaj, ai takohet me pacientët e tij të tjerë në spital – ata që nuk kanë coronavirus.

 

“Nëse jam me fat, kthehem në shtëpi para orës 10 të natës. Nëse nuk kam fat, që është shumica e kohës, në shtëpi arrij rreth mesnatës”, tha mjeku.

“Jeta e infermierisë brenda njësisë COVID është e vështirë”, tha ai. “Sa herë që hyjnë dhe veshin ato rrobat, ata dalin duke u djersitur sikur nuk ekziston dita e nesërme. Është si një mini saunë për ta”, pohoi doktori.

Puna është fizikisht rraskapitëse, me të gjithë personelin që kanë disa shtresa të pajisjeve mbrojtëse personale, ose PPE.

 

Nuk është e lehtë të lidhesh me dikë kur e ke fytyrën të mbuluar me maskë dhe je i veshur kokë e këmbë. Por skuadra e Varonit ka një zgjidhje.

“Mjeku dhe infermierët vendosin fotografi të vetvetes mbi PPE, në mënyrë që pacientët të paktën të dinë se si duken dhe të kenë një ide se me kë po bisedojnë”, tha O’Hare.

Tre infermierë në stafin e Varonit tashmë janë infektuar me virus. Varon nuk e di se ku janë infektuar pasi që në spital gjithmonë tregohen të kujdesshëm në lidhje me PPE-në.

Ndryshe, Houston është qyteti i pestë në Shtetet e Bashkuara me numrin më të madh të prekurve me coronavirus.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...