Zjarret në vend, Presidenti Meta:Po ndjek me shqetësim situatën, autoritetet të koordinohen në kohë. Të eliminohet rreziku për qytetarët

Hënë, 03 August 2020 11:37

 

Kreu i shtetit, Ilir Meta, reagoi për situatën e zjarreve në vend. Teksa vendi po digjet, qeveria ka rënë në gjumë. Vatra të mëdha zjarri janë regjistruar në mbarë vendin.

REAGIMI I PRESIDENCES

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

Modifikuar më Hënë, 03 August 2020 11:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...