Manjani thirrje shqiptarëve:Duam demokraci e zgjedhje, apo sundim e nënshtrim?

E mërkurë, 05 August 2020 13:55

 

Duke përdorur shprehjet ”s’bën Luli” apo dhe ”opozita është e dobët”, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shënjestruar ata që përdorin këto justifikime për të votuar kryeministrin Edi Rama.

”Dëshiroj gjithashtu të ftoj cilindo të mendojë se Edi Rama nuk luan në politikë për mandate, por për të vdekur në pushtet. Ndaj ata që i shkojnë pas, por edhe indiferentët, duhet të kuptojnë gjëmën demokratike që po i bëjnë vendit të vet”.

Sipas tij, ka ardhur koha për të bërë ndarjen e madhe: duam demokraci e zgjedhje, apo sundim e nënshtrim. ”Respektoj të gjithë ata që kritikojnë Lulin dhe opozitën, aq sa ç’respektoj dhe veten time që e bëj këtë gjë. Por e keqja më e madhe nuk është te opozita. Shigjetimi ndaj opozitës është justifikimi për të bërë lojën e Ramës”.

Postimi i plotë

Justifikimi është më i ligë se rrjeshtimi.
===========
Shprehjet “s’bën Luli” apo “opozita është e dobët”, si dhe të tjera të ngjajshme si këto janë justifikim i të gjithë atyre që duan të votojnë Ramën.

Nëse duan ta votojnë le ta bëjnë burrnisht! Ska nevojë as për shpjegime e as për justifikime bajate.

Ka një takëm komentuesish opozitarë dhe indiferentë që i thonë rregullisht këto shprehje. Dëshiroj t’i ftoj të zgjedhin se kush është më mirë, të zgjedhësh Lulin/opozitën që s’bën, apo Ramën që të bën gjëmën?!

Dëshiroj gjithashtu të ftoj cilindo të mendojë se Edi Rama nuk luan në politikë për mandate, por për të vdekur në pushtet. Ndaj ata që i shkojnë pas, por edhe indiferentët, duhet të kuptojnë gjëmën demokratike që po i bëjnë vendit të vet.

Çdokush është i lirë të zgjedhë, pa dyshim. Por nëse duam të vijojmë të zgjedhim, aq sa zgjedhim, duhet larguar nga sundimi Edi Rama.

Nëse Ky mbetet aty nuk do dalim dot as të votojmë, pa le për të zgjedhur…

Ndaj ka ardhur radha për të bërë ndarjen e madhe: duam demokraci e zgjedhje, apo sundim e nënshtrim.

Respektoj të gjithë ata që kritikojnë Lulin dhe opozitën, aq sa ç’respektoj dhe veten time që e bëj këtë gjë. Por e keqja më e madhe nuk është te opozita.

Shigjetimi ndaj opozitës është justifikimi për të bërë lojën e Ramës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Del përgjigjja e tamponit/Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi konfirmohet pozitive me Covid 19

Politikë

Del përgjigjja e tamponit/Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi konfirmohet pozitive me Covid 19

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19. Kryebashkiakja e Shkodrës një ditë më parë pas dyshimeve ka bërë tamponin pranë strukturave të shëndetësisë ndërsa në përgjigjen...

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali, 17 të vdekur në 24 orët e fundit

Globi

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali, 17 të vdekur në 24 orët e fundit

  Bien shifrat e COVID-19 në Itali. Testimet ditën e sotme kanë qenë 55.800, ndërkohë që gjatë javës u arritën edhe 100 mijë testime.Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë...

Protestat në Bjellorusi/Ja imazhet e fiksuara nga fotografi i arrestuar nga regjimi bjellorus

Globi

Protestat në Bjellorusi/Ja imazhet e fiksuara nga fotografi i arrestuar nga regjimi bjellorus

  Një gjykatë në Minsk, më 16 shtator, dënoi fotoreporterin e Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë Uladz Hrydzin dhe fotografin e pavarur Alyaksandr Vasyukovich me 11 ditë burg, për...