“Krim i pastër arsimor”, Luciano Boci: Skandal, institucionet arsimore parauniversitare prej 7 vitesh drejtohen nga persona te komanduar politik

Premte, 07 August 2020 19:57

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se institucionet parauniversitare prej shtatë vitesh tashmë drejtohen nga persona të komanduar politik.

Boci thekson se këta drejtues të komanduar kanë 7 vjet në ato pozicione pune me librezë partie, duke vlerësuar se për rastin duhet përgjegjësi penale për autorët dhe ndëshkim me votë popullore ndaj kësaj qeverisje.

Postimi i Luciano Bocit:

FAKTI QË TRONDITI ARSIMIN

Me një urdhër Ministria a Arsimit ka hapur procedurat e konkurrimit për drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare në disa ZAV.

Ajo që bie në sy, në vetë tabelën bashkangjitur këtij urdhëri, është fakti skandaloz që këto shkolla nga viti 2013 deri më tani, kanë pasur drejtues të komanduar.

E tmerrshme dhe një papërgjegjshmëri absolute!

Kur janë kaq shumë në këto zyra arsimore relativisht të vogla, po gjithsej sa janë të komanduar në gjithë Shqipërinë?!

Krim i pastër arsimor!

Denoncimet tona kanë qenë të vazhdueshme, por u desh kjo shkresë që Ministria “të çjerrë maskën” e vetë Ministrisë!

Ligji e përcakton qartë që një drejtues i komanduar mund të qëndrojë në detyrë vetëm gjashtë muaj.

Këta kanë plot shtatë vite.

U komanduan me përcaktim politik aty, pas reprezaljeve politike të 2013.

Kanë bërë çfarë i ka thënë partia e çfarë u ka dashur qejfi me shkarkime, largime mësuesish e emërime militantësh.

I kanë marrë zvarrë e me dhunë mësuesit me kërcënime në mitingje, takime elektorale e votime.

Krejtësisht jashtë ligjit.

Pyetja është e thjeshtë:

Kush mban përgjegjësi për shkeljen flagrante të ligjit dhe pasojat negative në sistemin arsimor?!

Më tej:

Cili është dëmi katastrofik në arsim për shkak të kësaj papërgjegjshmërie?

Po dëmi ekonomik?

Pse Rama, Nikolla dhe Shahini nuk vendosen para përgjegjësisë ligjore e penale për këtë shkelje flagrante me pasoja të pallogaritshme për arsimin?

Dhe tani përsëri pas shtatë vitesh gjoja u bindën të bëjnë konkurs!!!?

Po ç’konkurs?!

Edhe ky është i paracaktuar. Jo me komandim tani, por me komandë politike!

Formalitet!

Sepse kanë vendosur si kriter mbarimin e shkollës së drejtorëve, alias shkollën e partisë, të cilën kanë pasur privilegjin ta ndjekin vetëm militantët e devotshëm.

Turp tjetër përmbi turpin aktual!

Katastrofë mbi katastrofë!

Degradim mbi degradim!

Ky shkatërrim duhet ndalur.

Përgjegjësi penale pë autorët!

Dënim me votë politike për përgjegjësit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...