Projekti qeveritar:Të merr pronën private për oligarkët!

Premte, 14 August 2020 09:40

 

Presidenti Ilir Meta kthen për shqyrtim ligjin e miratuar në fshehtësi brenda pak ditësh nga parlamenti një partiak për grabitjen e pronave shtetërore në bregdet dhe dhënien e tyre oligarkëve. Argumentet e kreut të shtetit: “Ligji nuk njeh të drejtat e pronarëve dhe rrezikon të shkaktojë konflikt social”.

Në fund të muajit korrik, kur gjithë debati politik dhe mediat ishte fokusuar te ndryshimet e njëanshme Kushtetuese, Parlamenti një partiak ka miratuar një ligj flagrant që lidhet me pronat shtetërore dhe ato private. Bëhet fjalë për ndryshimet në ligjin për “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i cili në një kohë rekord është dërguar nga qeveria në Kuvend, është miratuar në komisionet parlamentare dhe ka kaluar në mënyrë në mënyrë të fshehtë në Kuvend. Gjithë kjo procedurë, për të cilën duhen muaj dhe konsulta publike është bërë nga Rilindja në një kohë rekord, për 7 ditë. Ndryshimet që sjellë në legjislacionin e pronave ky ligj janë bërë fiks si për shijet e oligarkëve. Ligji merret kryesisht vetëm me statusin që kanë pronat në zonat bregdetare, lumenj, laguna etj, aty ku janë përqendruar dhe interesat ekonomike të biznesit. Me ndryshimet në ligjet ekzistues, ndërhyrja e re e qeverisë i quan këto prona “pronë e paluajtshme e shtetit” dhe “pronë e paluajtshme publike”, të cilat mund të përdoren për interesa zhvillimi ekonomik. Projekti i qeverisë nuk jep asnjë detaj se çfarë do të bëhet me ata qytetarë që kanë prona në zonat bregdetare dhe i kanë përfituar ato sipas ligjeve të tjera ose me vendim gjykate. Thelbi i ligjit synon që kur për një zonë ka plan zhvillimi këto prona quhen të shtetit dhe shteti mund t’i përdor ato në funksion të interesave ekonomike. Në ligj ka vetëm një pjesë që garanton se ata që kanë marrë këto prona dhe kanë kryer një investim prej më shumë se 5 milionë eurosh, nuk preken nga ligji. Por sa janë shqiptarët që kanë kryer investime më shumë se 5 milionë euro në bregdet. Emrat e tyre duket se i dinë vetëm ata që kanë propozuar ligjin dhe sigurisht janë nga radhët e oligarkëve.

 

Presidenti Ilir Meta e ktheu dje në Kuvend këtë ligj duke e renditur në mënyrë të detajuar shkeljet kushtetuese dhe cenimin e pronës së qytetarëve. Në argumentet e tij, kreu i shtetit thekson se ligji krijon pasiguri për pronat ekzistuese në bregdet dhe rrezikon kalimin e një pjese të tyre në interes të bizneseve privat. Nga ana tjetër, kreu i shtetit paralajmëron problemet sociale dhe konfliktet që lindin nga zbatimi i një ligji të tillë. “Ky ligj, tashmë këto prona që i konsideron si me interes publik, bën që të ndryshojnë në fakt thelbësisht destinacioni i tyre nëpërmjet tjetërsimit pa afat në shërbim dhe për interes të enteve private, duke cenuar edhe nivelin e përdorimit masiv të saj nga publiku i gjerë”. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që do t’a rrëzonte menjëherë këtë ligj, mbetet që Parlamenti aktual të korrigjojë gafën që ka bërë. Por përbërja e Kuvendit të sotëm nuk jep asnjë garanci se mes deputetëve ka njerëz që kuptojnë çfarë kanë votuar. Të vetmit që i dinë detajet e këtij ligji dhe kanë gati dhe listën e përfituesve të tij janë ministrat dhe kupola e Rilindjes, të cilët kanë miratuar një projekt që kërcënon pronat e gjithë qytetarëve.

Ligji në fjalë është tentativa e radhës e qeverisë për të grabitur pronën publike dhe private në funksion të një grushti njerëzish. Pak kohë më parë po kjo qeveri miratoi ligjin e njohur të “Korporatës së Investimeve”, i cili me të njëjtën logjikë synon grabitjen e pronave publike në gjithë territorin e vendit. Jashtë skemës së vjedhjes kishte mbetur bregdeti dhe zonat përgjatë lumenjve. Me këtë ligj, rilindja kompleton gjithë justifikimet juridike për të bërë çfarë të dojë me pasurinë publike, pronat e bashkive, ushtrisë dhe çdo subjekt tjetër. Tashmë nëse një oligark e ka ndarë mendjen për të bërë një investim çfarëdo në territorin e Shqipërisë, mjafton të marrë lejen duke paguar çmimin e ryshfetit te Rilindja dhe nuk e pengon asnjë gjykatë, pavarësisht se e kujt është prona ku ka vendosur të intervistojë.

Pra nëse ke një pronë private në bregdet, por nuk ke investuar mbi 5 milionë euro, shteti ta merr pronën dhe ja jep biznesmenit të cilit qeveria vendos ti miratojë projektin e investimëve.

Kjo krijon shkelje të së drejtës për pronën private dhe sjellë konflikte sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...