Bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës kërkon shkarkimin e ministres Besa Shahini

Premte, 14 August 2020 11:11

 

Pedagogia Irsa Ruçi, e cila mban postin e drejtoreshës së përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Rinisë, ka lëshuar një deklaratë të fortë `brenda llojit`. Duke ju referuar reformimit të sistemit arsimor, ajo ka thënë se ai duhet të nisë nga shkarkimi i ministres Besa Shahini.

Në studion e lajmeve të TvT, Ruçi, argumentoi se ministrja e Arsimit nuk ka rritur të fitojë besim, as te grupi i saj i punës. Sipas drejtoreshës Ruçi, strategjia për vitin e ri shkollor dhe akademik duhet të ketë pikën e parë pikërisht largimin e Shahinit.

“Besoj se është një mungesë shumë e madhe. Nga këtu duhet të nisë një strategji. Ata që janë në kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë duhet të thirren. Pika fillestare është shkarkimi i ministres. Unë dua të ndalem te mënyra e komunikimit me audiencën. Politika në vetvete është besim. Ka pasur një ngërç të madhe të zonjës Shahini me njerëzit e vet. Nëse njerëzit nuk të besojnë, sado strategji të mirë të kesh, do të jetë e vështirë të pranohet. Besoj që është e rëndësishme që në krye të asaj ministrie të ishte dikush që ngjall besimin e publikut”, tha ajo.

Ruçi deklaroi më tej, se mungesa e një strategjie konkrete për vitin e ardhshëm shkollor ka shkaktuar stres te prindërit dhe nxënësit. Ajo theksoi se në këtë pikë është e domosdoshme të dëgjohet mendimi i ekspertëve.

“Duhet të përfshihen në grupin e punës grupet e interesit. Duhet të të mblidhen dhe të ketë një zë të përbashkët. Duhet të jetë pjesë e pandarë dhe të dëgjohet mendimi i tyre. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare apo strategji të prezantuar. Ka disa skenarë, por asgjë konkrete. Skenarë në raste spontane mund të ketë, por duhet të konsultohen me ekspertët. Ajo që është shumë e rëndësishme është që të rinjtë dhe fëmijët të mos shkëputen nga shkolla. Gjykoj që jemi vonë dhe në mes të shtatorit është lënë çelja e vitit. Duhet të kishim një skenar në duar. Edhe ënse bëhet mësimi online, duhet të mos jetë diçka e bërë në kushte shpejtësie”, tha ajo.

Irsa Ruçi është shfaqur në media mjaft kritike kundër ministrisë së Arsimit edhe me rastin e debatit të fortë për testin e Gjuhës dhe Letërsisë për maturat, vetëm pak kohë më parë.

Shërbimi Kombëtar i Rinisë është krijuar me vendim të qeverisë Rama në gusht të vitit 2014 dhe në atë kohë ishte në varësi të ministrisë së Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila u shkri në fillim të mandatit të dytë. Pas kësaj SHKR, kaloi në varësi të qeverisë dhe Ruçi në ambientet brenda kabinetit njihet si bashkëpunëtore e ngushtë e kryeministrit Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...