Situata në Kakavijë, Tavo:Skandaloz dhe i papërgjegjshëm reagimi i dy ministrave të rilindjes

Premte, 14 August 2020 15:03

 

Situata në Kakavijë, Tavo: Skandaloz dhe i papërgjegjshëm reagimi i dy ministrave të rilindjes
Situata me radhët e shqiptarëve në Kakavijë sa vjen dhe rëndohet. Qytetarët që kanë orë që udhëtojnë drejt pikët kufitare deklarojë për mediat se janë lënë më mëshirë të fatit nga qeveria.

Nisur nga kjo situatë, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo e cilëson si skandaloz dhe të papërgjegjshëm reagimin e dy ministrave të rilindjes, të cilët sërish, siç ka bërë qeveria e tyre prej 7 vitesh e drejtojnë gishtin gjithmonë larg vetes, duke fajësuar qytetarët për radhët e gjata në kufi dhe duke u shprehur se po i kërkohet autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit ndërkohë që qeveria shqiptare e ka për detyrim por nuk po bën asnjë testim.
“Skandaloz dhe i papërgjegjshëm reagimi i dy ministrave të rilindjes, të cilët sërish, siç ka bërë qeveria e tyre prej 7 vitesh e drejtojnë gishtin gjithmonë larg vetes, duke fajësuar qytetarët për radhët e gjata në kufi dhe duke u shprehur se po i kërkohet autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit ndërkohë që qeveria shqiptare e ka për detyrim por nuk po bën asnjë testim.

Kjo qeveri e papërgjegjshme nuk u bën testime as familjarëve të infektuar me COVID-19 dhe pas gjashtë muajsh ka liberalizuar testimet me kosto prej 120-140 eurosh në laboratorë privat.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në pikat kufitare por nuk u sigurojnë testimet e freskëta prej 72 orësh që është edhe kushti për kalimin e kufirit.

Qeveri e papërgjegjshme. Nuk bën asgjë. Nuk i shërben aspak qytetarëve të vet! Nga ana tjetër Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme lan gojën duke thënë se duhen bërë testime që do të thotë për një familje kostoja shkon mbi 600 euro!

Duhen testime falas e jo me mik e duke i detyruar të paguajnë qindra euro në laboratorët privat. Qeveria duhet të sigurojë testime falas për të gjithë qytetarët. Po i zhvasni shqiptarët edhe në këto kohë të vështira dhe po rrezikoni jetën e qindra qytetarëve”, shprehet Vangjel Tavo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...