Tritan Shehu:Rama “i ftohte” ndaj prezences mjekesore italiane ne Shqiperi, as denjon t’i takoje!

Premte, 14 August 2020 17:32

Nga Tritan Shehu

Rama “i ftohte” ndaj prezences mjekesore italiane ne Shqiperi, as denjon t’i takoje!
Se pari nje falenderim e mirenjohje per Italine e ata kolege italine qe qendruan dy jave ne vendit tone, ne mbeshtetje ndaj ballafaqimit me Covid.
Duke njohur edhe personalisht ndonje nga ata, mund te them se ishte nje grup me nivel e pluridisiplinor, i afte te kuptoje e te transmetoje ne Itali gjendjen reale te krizes se thelle shendetesore qe po kalon vendi yne, gje kjo shume e rendesishme per tu pasuar me nje prezence te gjere, te gjate, stabel, strategjike e strukturale italiane ne vend. Prandaj jam i bindur se ndjenjat dhe mendimet e tyre kane pasur nje keqardhje te thelle per realitetin shendetesor te trishte qe gjeten duke u ballafaquar me:
—Nje sistem shendetesor ne amulli, pa strategji edhe ndaj Covid.
—Mos egzistencen e linjave te orientimit e komandimit prej lart per ne nivelet profesionale, perfshi ketu dhe prej atij Komiteti.
—Nje sistem shendetesor jo vetem te corganizuar, por dhe te pa pajisur ne mjete e struktura te pershtateshme.
—Institucionet spitalore shume larg standarteve europiane.
—Nje personel mjekesor, qe megjithese ne shumice individualisht eshte i pregatitur, te pa paguar si duhet, te pa stimuluar e pa mjetet adeguate te punes, i abandonuar, gje e ka bere pesimist e jo te motivuar.
—Nje situate kaotike e te pa kontrolluar ndaj Covid me shifrat reale shume here me te larta se zyrtaret, me numer e llojshmeri testimesh shume te vogel, me qytetaret te pa pajisur as me maska.
—Nje mungese e nje komunikimi racional te institucioneve me qytetaret.
Ne fakt kete une e ndjeva edhe ne ato pak informacione zyrtare ku spikaten dy elemente, vleresimi i kolegeve italiane per koleget shqiptare dhe shqetesimet e tyre per nivelin e organizimit.
Keto dhe mendimi i tyre qe une deduktoj, i cili eshte dhe vullneti i Italise mike per te krijuar ketu nje qendrim konstant e afat gjate ne ndihme te shqipetareve, duket se e kane merzitur e shqetesuar Ramen, qe i trembet transparences e te vertetes, pra pergjegjesise per deshtimin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...