‘Hiqet Serbia, shtohet Shqipëria’/ Spahia për masat e Zvicrës: Përrallat e Ramës nuk i beson më njeri

Tuesday, 18 August 2020 23:12

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër ka rishikuar listën e karantinës kryesisht atë të vendeve me rrezik, ku në këtë listë tashme është vendosur edhe Shqipërinë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka shpërndarë në Facebook një përmbledhje informacioni nga autoritetet zvicerane mbi karantinën e detyrueshme për shqiptarët që do udhëtojnë prej 20 gushtit.

 
 
 
 

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

 
 
 

INFORMACION PER QYTETARET QE DO UDHETOJNE DREJT ZVICRES!

 
 

Zvicra ka shtuar Shqipërinë në vendet me karantinë të detyrueshme, nëse hyn në territorin e saj. Qeveria zvicerane ka përditësuar listën e vendeve, ardhja nga të cilat do ketë karantinë të detyruar në këtë shtet prej 20 gushtit. Bie në sy se listës i është hequr Serbia, por i është shtuar Shqipëria si vend me rrezikshmeri te larte. Pra perrallat e Edi Rames se jemi vendi me i suksesshem nuk i beson njeri dhe kjo faktohet ne listat e zeza ku hyn vendi yne. Cdo kush që ka qëndruar në Shqipëri deri në 14 ditë para hyrjes në Zvicër, ka detyrimin të karantinohet për 10 ditë. Nuk vlen as bërja e tamponit, sic bëjnë disa vende, por kërkohet automatikisht karantinim. Pra pavaresisht vetelavderimit qesharak te ministres per suksese te arritura, as tamponi qe behet ketu nuk eshte i besueshem! Mosrespektimi i karantinës ndëshkohet me gjobë 10 mijë franga zvicerane.

Prandaj cdo qytetar që do udhëtojë drejt Zvicrës, duhet ta ketë parasysh këtë vendim të qeverisë zvicerane. Në kushte normale këtë informacion duhet ta japë qeveria jonë për shtetasit e vet. Por fatkeqësisht kjo qeveri nuk e ka aspak fokusin tek detyrimet e saj, njëlloj sic nuk i informoi qytetarët që udhëtonin drejt Greqisë.

 
 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...