Nuk ndalet drejtoresha e AKSHI-t/ 1.2 miliard lekë për spiunim nga Drejtoria e Tatimeve

E mërkurë, 19 August 2020 18:17

Mirlinda Karçanaj është titullarja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacion shkurt AKSHI.

Ajo është bërë e famshme për shkak të tenderave të shumtë që ka dhënë në emër të instucionit që drejton, për të realizuar programe apo aplikacione të ndryshme për Ministritë apo instucione në varësi të shtetit, shkruan sot JOQ.

 
  

Lidhur me këto fakte të publikuara reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

 
 
 

Postimi i plotë i Berishës:

 
 

Kapet me presh ne dore famozja Mirlinda e AKSH! Ndrikulla e vjedhjeve me tendera sekret por edhe te hapur e direkt.

Miq, ndrikull Karcanaj eshte bere famoze per tenderat sekrete dhe ato qe i fiton baxhanaku i Edvin Hajdutit dhe Gjelishti siç thuhet i i Karlo Malavites.
Kesaj radhe ndrikull Karcanaj zhvilloi tender prej 1,2 miliarde lekesh por jo sekret por me fitues te paracaktuar Gjelishtin e famshem, siç thuhet te Karlo Malavites pasi ne fund per tenderin u paraqiten dy kompani.

Njera kompani pa oferte ekonomike, keshtu qe ngeli vetem nje kompani fitimtare, ajo e Gjelishtit te Karlo Malavites.

Para kishte plote, i ndane si deshen.

Lexoni per hollesi investigimin e gazetarit per kete afere korruptive.

Qartësisht kuptohet se fituesi është i paracaktuar, së pari se kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani dhe së dyti sepse njëra prej tyre nuk ka paraqitur ofertë. Rrjedhimisht kanë fituar ata që kanë paraqitur ofertë, dhe kjo ofertë që rezulton në 1.2 miliardë lekë të vjetra, është sa 94.06% e fondit limit, një tjetër e dhënë kjo që tregon se kompania fituese është paracaktuar dhe se një pjesë e mirë e parave do të përfundojnë në xhepat e Mirlindës me shokë.

Por kush janë fituesit? Çuditërisht ka fituar përsëri “Image & Communications Development” shpk, një kompani tepër e preferuar e Mirlindës e cila ka fituar thuajse pjesën më të madhe të tenderave të mëdhenj të organizuar nga AKSHI. Rezulton se administrator dhe pronar i vetëm i kësaj kompanie është Igli Gjelishti. Kjo kompani ka fituar bashkë me kompaninë e kasave fiskale “IVA ELEKTRONIK” me administrator Ilir Kumbaro dhe pronarë Ilir Kumbaro, Artan Leka, dhe Vladimir Pashaj
IMAGE & COMMUNICATIONS DEVELOPMENT
Admin & Aksioner 100%: Igli Gjelishti
Kompani e krijuar: 11 Mars 2010
Deri ne 2014 nuk ka dorezuar asnje Bilanc.
Ne Korrik 2014 ka dorezuar Bilanc 2013
Ne Janar 2015 ka dorezuar Bilanc 2011
Ne shkurt 2015 ka dorezuar Bilanc 2012
Ne 2014 ka rritur te ardhurat me ~100K EUR krahasimisht me 1 vit me pare, duke deklaruar dhe 0 Fitim, nga humbje qe ka patur ne vitet e meparshme.
2015 te ardhurat kane qene 406K EUR
2016- 623K EUR
2017- 414K EUR
2018- 2 Mio EUR
2019- 1.7 Mio EUR
Ne 3 vitet e fundit Fondi I pagave ka qene:
2017- 211K EUR
2018- 264K EUR
2019- 240K EUR
Ne 2016 ka rritur kapital nga 100.000 ne 9.600.000 All.
Konvertimi I vlerave me Kurs 123

Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t nuk di të ndalet, 1.2 miliard lekë për spiunim nga Drejtoria e Tatimeve

undefined

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...