Flet kundër Kinës, akuzon BE, serviloset me SHBA dhe përgatitet të shkojë në Bjellorusi që të zgjidhë sherret për vjedhjen e zgjedhjeve. Tamam hajduti më i madh i votave!

E Enjte, 20 August 2020 08:35

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje një intervistë për gazetën më të madhe gjermane “Bild”. Është e njëjta gazetë që dy vite më parë publikoi përgjimet e dosjes së “Dibrës”, ku Edi Rama dhe ministrat e tij dilnin duke folur për manipulime votash me zyrtarë të policisë dhe përfaqësues së botës së krimi. Për këto botime, që nxirnin në pah qeverinë e Tiranës si drejtuese të një shteti mafioz, Edi Rama bëri padi ndaj gazetës dhe gazetarit gjerman Peter Tiede. Pas darkës së famshme me bordin drejtues të kësaj gazete në Berli, kryeministri u tërhoq nga padia dhe BILD nuk e përmendi më çështjen e Dibrës. Ndërkohë përgjimet e famshme vijojnë të jenë të pa hetuara nga drejtësia.

Këtë herë në faqet e “Bild” Edi Rama nuk foli për zgjedhjet dhe akuzat që i janë bërë shpesh nga media dhe politika gjermane, por për krizën e koronavirusit. Në Berlin dhe kryeqytetet e tjera të BE; Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova etj, shihen si vende që nuk po menaxhojnë siç duhet pandeminë dhe janë kthyer në rrezik për vendet e BE. Mediat gjermane, austriake dhe franceze, pothuaj kanë çdo ditë lajme ku flitet për udhëtarë shqiptarë ose jo, që pas kthimit nga vendet e Ballkanit rezultojnë të infektuar me koronavirus. Për mediat e BE shifrat që vijnë nga Ballkani për pandeminë nuk janë reale, ndërsa shprehin shqetësim se pandemia që në BE pati kulmin në muajin prill, tani në vendet e Ballkanit po arrin pikun në korrik dhe gusht. Për të folur për këto zhvillime kryeministri Edi Rama zgjodhi gazetën “Bild” duke dashur t’u tregojë gjermanëve suksesin shqiptarë në përballimin e pandemisë.

 

Kryeministri thotë se akuzat që vijnë nga BE për keqmenaxhim nuk qëndrojnë, pasi qeveria e tij ka shifrat më të sakta për koronavisurisn. Sipas tij, akuzat janë politike nga vendet e BE. “Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto shenja dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që na trishton, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Ne duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij”,- deklaron Edi Rama për gazetën “Bild”. Më pas kreu i qeverisë shton se vendi i tij është jashtëzakonisht transparent me shifrat.

Teksa sulmon Bashkimin Europian për paragjykime ndaj Shqipërisë, kryeministri nuk heziton edhe të akuzojë ashpër Kinën për fshehje të shifrave dhe manipulimeve me pandeminë. Madje shkon edhe më tej sesa akuzat. Njëlloj si të ishte kryeministri i një superfuqie botërore, kryeministri i vendit me ekonomi të rrënuar thotë se ndaj Kinës duhen vendosur edhe sanksione nëse del se ka manipuluar të dhënat për koronavirusin. “Pse ka kaq shumë pyetje në lidhje me karantinën në Kinë dhe udhëtimin falas nga Kina? Këto janë pyetje që nuk duhet të çojnë në teori konspirative, por në një hetim të qartë dhe në një analizë shumë më të plotë. Dhe nëse përfundimi është se luhet në mënyrë jo të pastër, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë”,- thotë kreu i qeverisë.

Sulmet ndaj Kinës vijnë si një formë e re servilzimi e qeverisë së Tiranës për të marrë mbështetjen ndërkombëtare. Me që janë në modë kritikat ndaj Kinës, Edi Rama nuk humbet rast kur del në mediat ndërkombëtarë që të tregojë se luan lojën e madhe. Ndërkohë e paraqet qeverinë e tij si një nga më të suksesshmet në përballimin e pandemisë. Teksa kryeministri luan me Kinën, Bjellorusinë dhe vendet e BE që sipas tij e akuzojnë kotë, shifrat e koronavirusit vijojnë të rriten çdo ditë dhe qeveria nuk ka plan për pandeminë dhe as për shkatërrimin e ekonomisë.

Edi Rama pasi ka “rregulluar” ekonominë në vend, e ku njerëzit janë të lumtur me punë dhe me lekë, pasi ka bërë zgjedhje demokratike duke konkuruar vetëm një parti, pasi ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, pasi mori gjithë pushtetet; tashmë ka filluar të luajë edhe si lider botëror. Flet kundër Kinës, akuzon BE, serviloset SHBA dhe po përgatitet të shkojë në Bjellorusi që të zgjidhë sherret mes Presidentit dhe opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve.

Tamam lider botëror!
KohaJone

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...