Jorida Tabaku denoncon:Show me kamera e regji qendrore kushton më shumë se investimi i bashkisë në Zall Herr

Saturday, 22 August 2020 20:29

 

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një postimi në Facebook thotë se banorët e Zall Herrit jetojnë në mjerim.

Ajo akuzon bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Veliaj se bëjnë show e gënjejnë këta banorë.

“Banorët e kësaj njësie duhen ndihmuar sepse nuk kanë kurrgjë dhe sot janë në zgrip të varfërisë dhe jo të përdoren si kavie për eksperimentet e rilindjes”,- shprehet Tabaku.

STATUSI I PLOTË
E vërteta e Zall Herrit dhe gjendjes së mjeruar nuk mbulohet dot me propagandën e zvjerdhur me regji qendrore. Kanë 8 muaj që gënjejnë shqiptarët nga Durrësi në Tiranë, nga Lezha në Krujë se do t’u rregullojnë shtëpitë dhe i kanë lënë më çadra edhe pa shtëpi.
Vizita e Veliajt me regji dhe kamera që kanë vlerën e investimit të rrugëve në Zall Herr nuk i shërben askujt veç atij që mashtron dhe nuk punon. Banorët e kësaj njësie duhen ndihmuar sepse nuk kanë kurrgjë dhe sot janë në zgrip të varfërisë dhe jo të përdoren si kavie për eksperimentet e rilindjes.

Banorët e kësaj zone e kanë të qartë situatën, ndihmën dhe zgjidhjen e presin nga opozita. Pasi ne jemi më pranë tyre se sa propaganda e kryebashkiakut që i mban me gënjeshtra dhe kujtohet për ta vetëm kur opozita është aty!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...