Nëntë muaj pas tërmetit, banorët ende në çadra

Hënë, 24 August 2020 09:09

 

Dje, edhe Top Channel e News24, denoncuan me pamje filmike dhe intervista zvarritjen e punimëve, ndryshe nga sa deklaron i veshur si murator ministri Arben Ahmetaj

Nëntë muaj pas tërmetit, banorët ende në çadra
Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar shkaktoi 51 viktima dhe la pas mijëra familje të pastreha. Zonat e Durrësit, Laçit dhe Tiranës janë më të prekurat ku dhjetëra mijëra familje dhe që kanë mbetur totalisht pa banesa ose shtëpitë e tyre kanë nevojë për ndërhyrje serioze për riparim. Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe krerët e bashkive kujdesen që në media të publikojnë projekte dhe nisje punimesh në zonat e goditura nga tërmeti. Thuajse çdo ditë flitet për ndonjë projekt të ri me qindra shtëpi, ndërtime shkollash dhe riparime pallatesh. Nëse ndjek në disa javë kronikat qeveritare duket se nuk po punohet vetëm në zonat e prekura nga tërmeti, por po rindërtohet gjithë Shqipëria nga Jugu në Veri. Në fakt, situata është krejt ndryshe nga sa e japin kronikat e gatshme të ERTV dhe ministria e propagandës qeveritare. Televizionet “Top Channel” dhe “Neës 24”, dy nga mediat vizive më me ndikim në vend, transmetonin dje pamje që rrëzojnë gjithë propagandën e rilindjes me rindërtimin e banesave nga tërmeti.

Në Laç dhe në Thumanë, dy nga zonat më të goditura nga tërmeti tragjik, ku Edi Rama ka premtuar rindërtimin e shtëpive brenda vitit, kamera e Top Channel tregonte se praktikisht nuk po punohej. Kryeministri tha dy ditë më parë se në Thumanë, firmat e ndërtimit duhet të punonin me tre turne që të arrinin afatin. Ndërkohë gazetari Muhamet Veliu raportonte se në zonën e ndërtimeve ishin vetëm një grup punëtorësh që ende nuk kishin përfunduar hapjen e kanaleve për ujërat e zeza. E njëjta situatë dhe në Laç, ku banesat e reja do të ngrihen me kontributin e qeverisë turke dhe presidentit Rexhep Taypp Erdogan. Edhe pse paratë dhe deri firma e ndërtimit do vijnë nga Turqia, qeveria “Rama” vetëm pak ditë më parë firmosi kontratën. Në këtë mënyrë ndërtimi i banesave shtyhet edhe për shumë muaj të tjerë duke i lënë banorët jashtë.

 

Ndërkohë në fshatrat e Durrësit situata është dhe më e rëndë. Banorëve që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti vijojnë të jetojnë në çadra dhe pa asnjë afat se kur do të hyjë në shtëpitë e reja që u janë premtuar nga qeveria. Bashkia e Durrësit deklaron se po jep shpërblime monetare për ata që nuk kanë banesë, por kamera e “Neës 24” tregonte dje se në fshatin Mazë e Madhe afër Durrësit banorët jetonin ende në çadra. Dëshmitë e banorëve tregojnë se jo vetëm nuk kanë shpresë për ndërtimin e banesave, por askush nga qeveria, ministritë apo bashkia nuk u ka shkuar për tu dhënë ndihmë apo regjistruar emrin.

Denoncimet për rindërtimin nga tërmeti nuk mungojnë çdo ditë nga banorët e zonave të prekura. Qeveria thotë se ka hartuar listën e gjithë shtëpive dhe pallateve që janë dëmtuar nga tërmeti, por pak ditë më parë në Durrës protestohej nga qytetarët që nuk e gjenin emrin në listat e Bashkisë dhe as në ato të qeverisë. Pak ditë pas tragjedisë që goditi vendin, kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit të gjithë të prekurit do të hynin në shtëpitë e reja të ndërtuara nga qeveria. Kanë kaluar 9 muaj dhe shumë pak prej qytetarëve të dëmtuar kanë parë ndihmën e qeverisë. Shumica e tyre ende nuk kanë parë asnjë ndihmë konkrete, përveç videove të Edi Ramës në Facebook. Të dëmtuarit në zonat urbane janë zhvendosur në banesa me qera dhe nuk dihet deri kur bashkia do t’ua paguajë faturën. Ata në fshatra janë vendosur në çadra dhe kanë mbetur në mëshirë të fatit. Ndërsa kategoria e të prekurve është ajo e banorëve që kanë banesa të dëmtuara dhe vijojnë të jetojnë ende brenda tyre. Kjo kategori qytetarësh është dhe më në hall se të tjerët, pasi jo vetëm janë dëmtuar po rrezikojnë çdo ditë jetën duke jetuar në godina të pasigurta.

Banorët vijojnë të vuajnë pasojat e tërmetit, ndërkohë qeveria e ka kthyer rindërtimin në pikën kryesore të propagandës rilindase. Dhënia e çelësave në ca shtëpi të reja të ndërtuara tek- tuk nëpër fshatra do të jetë dhe lajtmotivi i fushatës së zgjedhjeve parlamentare nga Edi Rama. Kryeministri dhe ministrat që tani po thonë se përballuam me sukses rindërtimin nga tërmeti, por në shumicën e zonave nuk ka nisur ende puna dhe banorët flenë akoma në çadra, 9 muaj pas tërmetit.

Mashtrimin e qeverisë e denoncuan dje Top Channel dhe News24./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...