Raporti i BB/ Në Shqipëri recensioni do të jetë me i lartë se -9%, mbi 40% e popullsisë jetojnë në varfëri

E mërkurë, 26 August 2020 22:34

Banka Botërore ka rivlerësuar goditjen që do të japë në ekonominë shqiptare pandemia e Covid-19.

Sipas ekspertëve të bankës, mendohet se recesioni këtë vit do të jetë më i lartë se 9%, ndërsa varfëria mund të rritet me 2 deri në 5 pikë përqindje, çka do të bëjë që afërsisht 40% e popullatës të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë:

“Ngrirja e një pjese të madhe të ekonomisë gjatë pandemisë ka zhytur Shqipërinë në recesion, duke çuar në një rivlerësim tonin me ulje për rritjen ekonomike, me më shumë se 11 pikë përqindje për 2020-n”.

 

Vlerësimet dalin në një raport të posaçëm të bërë nga Banka Botërore, pas kërkesës së qeverisë shqiptare për të marrë një kredi të butë me vlerë 80 milionë dollarë nga ky institucion, e cila do të shërbejë si mbështetje buxhetore për forcimin e mbledhjes së taksave, frenimin e rritjes së kredive me probleme si pasojë e pandemisë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe amortizimin e risqeve të rritjes së borxhit publik.

 

“Kriza do të rrisë borxhin publik mbi 80% të prodhimit kombëtar dhe në këtë kontekst kërkohen reforma të thella për të rritur kapacitetet e mbledhjes së taksave dhe për të ndërtuar hapësira fiskale në mënyrë që borxhi të ulët”, thotë Banka Botërore.

Në raportin rajonal të botuar në fund të muajit prill, Banka Botërore vlerësoi se tkurrja e ekonomisë shqiptare do të ishte në skenarin më negativ -7%, ndërsa tashmë e ka ulur në -9% duke e barazuar me parashikimin e bërë nga BERZH.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...