Vuçiç:S'e mohoj, pres surpriza nga takimi në Uashington

Saturday, 29 August 2020 11:40

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur para nisjes për në Uashington, ku më 4 shtator do të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin e Kosovës.
Vuçic ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se pret surpriza nga ky takim:
“Esenca është se Avdullah Hoti dhe zyrtarët e tjerë thonë se në SHBA po shkojnë për njohje. Ka edhe deklarata jozyrtare të liderëve në rajon se unë duhet të nënshkruaj gjithçka që jepet atje. I kam dëgjuar me kujdes. Pres surpriza, nuk hezitoj ta them këtë. Dhe po ashtu, do të kërkoj falje nga administrata amerikane nëse një gjë e tillë nuk ndodh”, ka thënë Vuçiç për “Tv Pink”.

Vuçci tha se e ka parë axhendën e takimit në Shtëpinë e Bardhë dhe se siç ka thënë ai aty është vetëm një pikë problematike. “Serbia paguan çmimin e veprimeve katastrofale politike që ka bërë në të kaluarën në lidhje me Kosovën”, shtoi ai duke iu referuar kërkesës për verdiktin e GJND-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, takimi mes Kosovës dhe Serbisë mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë dhe delegacioni i Kosovës atje përfaqësohet me shtatë zyrtarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...