Veç Teatrit, bashkia e Tiranës do të kontraktojë edhe kampusin e ri të Universitetit të Tiranës dhe godinat e Arteve

Tuesday, 01 September 2020 09:35

 

Bashkia e Tiranës do të jetë autoriteti kontraktor që do të zhvillojë procedurat e prokurimit për disa objekte të arsimit. Ky autorizim i është dhënë nga qeveria, në një vendim të marrë në 29 korrik të këtij viti dhe që hyn në fuqi tashmë duke qenë se është publikuar në fletoren zyrtare. Kjo është sipërmarrja e fundit për Bashkinë e kryeqytetit të ngjashme me skemën që u ndoq më herët me Teatrin Kombëtar ku bashkisë ju kalua e drejta e zhvillimit me një vendim të veçante nga qeverisja qendrore tek ky institucion vendor.

Vendimi për zhvillimin

Në pikën një të vendimit thuhet se bëhet përcaktimi i Bashkisë Tiranë, si autoritet kontraktor për të ndërmarrë e zhvilluar procedurat e prokurimit publik për projektet “Ndërtim i Kampusit të Ri të Universitetit të Tiranës”, “Ndërtim i godinave të Universitetit të Arteve të Tiranës” dhe “Ndërtim i Kampusit të Policisë së Shtetit, Policisë Shkencore dhe Akademisë së Sigurisë”.

 

“ Bashkia Tiranë të administrojë procedurat e prokurimit publik për zhvillimin e projekteve, me objekt “Ndërtim i Kampusit të Ri të Universitetit të Tiranës”, “Ndërtim i godinave të Universitetit të Arteve të Tiranës” dhe “Ndërtim i Kampusit të Policisë së Shtetit, Policisë Shkencore dhe Akademisë së Sigurisë”.

 

Efektet financiare për zhvillimin e këtyre procedurave përballohen nga buxheti i shtetit. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare” thuhet në vendim.

Vendimi per Teatrin

Me heret në një vendim të qeverisë te dates 8 maj 2020 saktësohej zona kadastrale ku përfshihet ky objekt si dhe të drejtat që ka bashkia për të zbatuar projektin e ri. Kështu në pikën 1 të vendimit bëhej “kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde tëTeatrit Kombëtar, në konsultim me të gjitha grupet e interesit, sipas hartës kadastrale që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”.

Pika dy e vendimit nënvizonte se Bashkia e Tiranës nuk ka të drejtë që të ndryshojë destinacionin e pasurisë që i kalon në pronësi dhe as mund tua japë këtë të tretëve.

Së treti vendimi nënvizonte se pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtijvendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...