Dëmet nga termeti/‘Ne jemi pa shtëpi, jemi në depresion’, banorja: Na sorollasin, lekët i marrin ata me vila

Tuesday, 01 September 2020 09:54

 

Partia Demokratike ka publikuar një denoncim të një banorje që flet për situatën në të cilën ndodhet pas teremtit të fundvitit.

“Ne jemi pa shtëpi, në ditë të sikletit. Jemi në depresion”, stresi i tërmetit të 26 nëntorit akoma nuk ka mbaruar për banorët e Thumanës.

Banorja e kësja zone Lirie Xhixha deklaron se “Ne na sorollasin, lekët i marrin ata me vila”

DENONCIMI I QYTETARES LIRIE XHIXHA, THUMANË, BASHKIA KRUJË

Thumana ishte një nga vatrat që pati më shumë dëmtime dhe viktima nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorët, të cilët shtëpitë i kanë të pabanueshme, edhe pas 9 muajve nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga shteti.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixha e cila thotë se shteti e ka lënë në haresë totale dhe nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme. Edhe çadrën ku rri ajo bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e ka siguruar vet nga bizneset e zonës.

Lirie Xhixha shprehet se jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, dhe mungesa e zgjidhjes para dimrit tjetër, i ka bërë që të kalojnë ditët në siklet të madh dhe në depression.

"Jam banore e Thumanës mbi 120 vjet. Jam vendalie në tokën e Thumanës, me xhaxhat, me vëllezër me motra, me të gjithë njerëzit. Pse pikërisht ky shtet të mos na i bëjë shtëpiat ku i kemi. Ne i duam shtëpiat ku i kemi tokat tona. Unë i kam tokë babe. Nuk kam në tokë ngatërresa, kam tokë babe. Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën. Në në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrejntë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek spo marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë nga 5 miljon lek dhe nuk kanë asnjë gërvishjtje, po ne kush jemi?”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...