Budina i revoltuar me pushtetin: Dikur pabreksa, sot milionerë, duhet t’i luftojmë

E mërkurë, 02 September 2020 09:31

 

Ndonëse Teatri Kombëtar është shembur prej disa muajsh, regjisori Edmond Budina vijon të shkojë në sheshin e tij, e të mbajë fjalime.

Regjisori u shpreh i revoltuar me pushtetin, teksa komentoi mbledhjen e PS ditën e djeshme (1 shtator) në Elbasan, ku sipas tij, ata dikur ishin pabreksa e sot janë milionerë.

 

Edmond Budina: ‘’Ky Salep Sulltan nëkohën e shkuar, në revoltat e studentëve fshihej dhe nuk ishte aty me studentët. Edhe kur erdhi me vonesë, erdhi për të marrë një post në PD që po themelohej. Kur e pa që nuk mori post shkoi dheufut në PS. Sot është ai që është dhe vazhdon me propagandën e tij. I patë atje në Elbasan, dikur ishin pabreksa, sot janë milionerë, me veshje nga më të shtrenjtat, me vila e para nga të gjitha anët. Ata luftojnë për të marrë një mandat të tretë për të vendosur një shtet diktatorial. Ai do një pushtet sa më të gjatë. Kjo do jetë fatkeqësia më e madhe e këtij kombi.”

Budina kritikoi sërish pushtetin për mënyrën se si u shemb teatri, por ajo që e shqetëson më tepër është indiferentizmi i njerëzve.

Edmond Budina: ‘’Jemi këtu në sheshin e Teatrit Kombëtar. Prej kohësh nuk e kemi më, dhe është një dhimbje e vazhdueshme. Dëshira për ta ringritur aty ku ishte dhe siç ishte, kjo është ëndrra jonë. Mbase për dikë duket sikur ne po luftojmë me mullinjtë e erës. Poe, më mire të luftosh me mulinjtë e erës, të kesh një ide, një dëshirë, një qëllim për ta realizuar, sesa të indifferent. Të jesh një popull kafenesh, që ulet, flet, bën thashetheme dhe nuk revoltohet asnjëherë. Kjo na ka dëmtua më shumë se çdo gjë tjetër. Indiferenca e shqiptarëve që nuk revoltohet, është një dëm që i bëhet shoqërisë tone, nëse nuk kërkojmë të drejtat tona.”

Përmes një fjalimi të adresuar në Facebook, Budina tha se rasti i teatrit, është një nga rastet ku duhet të revoltohemi.

Edmond Budiba: ”Rasti i Teatrit Kombëtar, është një nga rastet ku ne duhet të revoltohemi. Mos të harrojmë dhunën që ata përdorur për ta shembur. Kryen krim, duke filluar shembjen kur kishte njerëz Brenda. Kjo është një bandë në pushtet që përparaparave dhe interesave personale nuk njeh kufij. Ne nuk duhet të jemi më një popull kafenesh, qëvetëm shajmë e fyejmë dhe nuk arrijmë të luftojmë për të drejtat tona. Nuk arrijmë të bashkohemi të gjithë së bashku.”

Për Budinën, më shqetësuese është siguria që ata kanë, sepse vendi është mbushur me drogë, dhe përdoren paratë e drogës për të mbajtur pushtetin.

Edmond Budina: ‘’Ajo që më shqetëson është siguria që ata kanë, dhe se Shqipëria është e mbushur me drogë, dhe paratë e drogës do t’i japin përsëri pushtetit, mafia do ua japi përsëri pushtetin këtyre. Ne duhet të zgjohemi, nuk duhet të jetojmë me makthin, me frikën e këtyre njerëzve që nesër do vazhdojnë të na skllavërojnë e të na poshtërojnë. Kemi të ardhurat më të ulëta në Evropë, por përsëri e mbajmë kokën ulur dhe rrimë kafeneve. Nëse kemi dy fije mend, duhet t’i luftojmë dhe t’i hedhim poshtë, jo vetëm këta, kushdo që do vijë në pushtet dhe do veprojë në këtë mënyrë.’’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...