Meta nis konsultimet për datën e zgjedhjeve. Partitë opozitare propozojnë 18 prillin. Në Presidencë mbërrin Rama

Premte, 04 September 2020 11:05

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nisur sot konsultimet me krerët e partive politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Sipas marrëveshjes së 5 qershorit, periudha e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme do të ndryshojë, dhe nuk do të jetë më në periudhën e verës, por një datë përgjatë periudhës kohore, 15 prill-15 maj.

 

Ora 09:30 Takimet kanë nisur me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Në një prononcim për mediat në përfundim të takimit Idrizi i tha se i ka shprehur shqetësimin Presidentit lidhur me çështjen e kufirit detar, duke theksuar se Shqipëria nuk ka çfarë deklaron me Greqinë për ujërat territoriale, por vetëm për zonat ekonomike. Sipas tij, nëse Greqia vijon të kërkojë zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare, Shqipëria duhet të kërkojë Çamërinë.

 

“I shpreha shqetësimin Presidentit për faktin që duhet të ketë vëmendjen qeveria shqiptare për zonat ekskluzive ekonomike, sepse në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje, që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën ekonomike që ne duhet të ndajmë me Greqinë dhe Italinë. Më vjen mirë që ditët e fundit kryeministri ka bërë një tërheqje dhe e ka lexuar edhe vetë pikën 15 të Konventës. Më duhet të theksoj fort dhe të bëj të qartë për publikun se qeveritë shqiptare janë në sindromën e Shën Naumit dhe qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë.

 

Shqipëria ka lëshuar gati 30% të territorit të saj, e kam fjalën për Çamërinë. Ne nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë për ujërat territorial, por vetëm për zonat ekonomike. Nëse Greqia do të hapë çështje të tilla, pa dyshim që ne do të kërkojmë Çamërinë. I bëra të qartë Presidentit që bisedimet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjes çame. PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke”,
Ora 10:00 Nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, ka përfunduar takimin me Presidentin Ilir Meta, ku është diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

Në fund të takimit, Madhi tha se PR ka propozuar 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

“Kërkova që të diskutohet 18 prilli si data më e afërt për zgjedhje në Shqipëri. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe kërkojnë me këmbëngulje ndryshim. Partia jonë do të jetë pjesë e çdo tryeze politike”, tha mes të tjerash Madhi.

 

Ora 10:10 Në presidencë ka mbërritur kreu i PDK-së Nard Ndoka, me të cilin kreu i shtetit do të zhvillojë gjithashtu një takim konsultativ për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

 

Ora 10:20 Po ashtu Presidenti Ilir Meta, ka pritur në një takim sot në presidenti kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Në fund të takimit, Dule tha për media se nuk ka një datë fiske, por PBDNJ propozon datën më të shpejtë të mundshme konform legjislacionit në fuqi për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

“Zhvillimet ekonomike dhe shoqërore kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve, me procedurën më të shpejtë. Zgjedhjet mbeten një sfidë ende e paarrirë në vendin tonë. Qëndrimi ynë është i qartë, propozojmë datën më të shpejtë të mundshme konform legjislacionit në fuqi”, tha Dule.

Whatsapp Image 2020 09 04 At 10.26.10 Am
Ora 10:40 Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj, tha pas takimit me Presidentin Ilir Meta se partia e tij propozon datën 18 prill 2021 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas numrit dy të PAA, zgjedhjet duhet të zhvillohen në këtë datë, pasi është e përshtatshme për shqiptarët, të cilët më vonë ikin në Greqi dhe vende të tjera për të punuar në punë sezonale.

“18 prilli është një datë shumë e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve, për shkak se maji e më pas është periudhë e vështirë për shqiptarët, të cilët shkojnë e punojnë në punë sezonale në Greqi e vende të tjera. Data 18 prill ka dhe një epërsi tjetër, sepse është mes dy Pashkëve. Ky ishte qëndrimi i Partisë Agrare dhe ne ia shprehëm Presidentit. Çështje tjetër e diskutuar ishte dhe Kodi Zgjedhor, që po mbahet nëpër këmbë dhe nuk po diskutohet”, tha Tafaj.


Në orën 11:00 në zyrën e Kreut të Shtetit pritet të mbërrijë kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Ndërsa, kryedemokrati Lulzim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, do të zhvillojë takimin me Metën në orën 12:00, për t’i lënë radhën takimit me Zëvendëskryetarin e LSI, Luan Rama, në orën 12:30.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...