Premtoi legalizime falas dhe ujë në çdo shtëpi para 7 viteve, Vasili: A ka më njeri që e beson Edi Ramën?

Premte, 11 September 2020 13:37

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ballafaqon kryeministrin Edi Rama me premtimet e tij që asnjëherë nuk u realizuan në këto 8 vite.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shfaqet Edi Rama teksa premton legalizime falas.

“Dy gjëra, këto katër vite, do merrem unë personalisht dhe do përgjigjem unë personalisht mbas 4 vitesh, nuk do t’ja vë absolutisht përgjegjësinë askujt: Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat informate; uji në parcelë në çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë”, është premtimi i bërë nga Edi Rama në qershor të vitit 2013-të, vetëm pak ditë para mbajtjeve të zgjedhjeve parlamentare, kur socialistët erdhën në pushtet.

Ndërkaq, në video, mbas 7 vitesh shfaqet sërish Edi Rama ku gjatë inspektimeve dje në Malësinë e Madhe një zonjë i ankohet për mungesën e ujit.

“Vetëm uji na mungon”, i thotë gruaja edi Ramës i cili ul kokën dhe ikën pa i kthyer asnjë përgjigje shqetësimit të thjeshtë të gruas.

Dhe lidhur me këtë, Vasili pyet përmes rrjeteve sociale se kushe beson më këtë njeri.

“A ka shqiptar, që e beson më këtë njeri??”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në komentin bashkëngjitur videos së mëposhtme.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...