Meta: Ndarja nga jeta e Dr. Menzelxhiut, një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare

Diel, 13 September 2020 13:16

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar një humbje të madhe për mjekësinë në vendin tonë, ndarjen nga jeta të kirurgut Agron Menzelxhiu. Prof. Dr. Menzelxhiu vdiq nga COVID-19 në spitalin Infektiv në Tiranë. 

Në një mesazh, Meta shprehet: "Ndarja nga jeta e kirurgut të nderuar, Dr.Agron Menzelxhiu , i cili për dekada shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Elbasan dhe Tiranë, është një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare.

 
  

Përherë do kujtohet me respekt si model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanistit, gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së çdo qytetari në nevojë.
Ishte kënaqësi ta njihja nga afër.

 
 
 

Familjes Menzelxhiu, të afërmve, miqve dhe komunitetit të mjekëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!"

 
 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...