Sot nis shkolla, Kryemadhi: Viti i fundit ku fëmijët do edukohen në një sistem arsimor të dëmtuar në palcë

Hënë, 14 September 2020 08:03

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është bashkuar reagimeve me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2020-2021. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kryemadhi i uroi suksese për këtë vit nxënësve, mësuesve dhe prindërve. Ajo tha se ky viti i fundit që familjet shqiptare i nisin fëmijët të edukohen në një sistem arsimor të dëmtuar në palcë.

Mes të tjerash Kryemadhi pohoi se ky vit shkollor do të jetë edhe më i vështirë, pasi do të përballemi me një situatë atipike për shkak të pandemisë së COVID-19.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Këtë mëngjes do ta nis me një urim për nisjen e vitit të ri shkollor, drejtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve, e veçanërisht fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

 

Çdo vit nis një fazë e re rrugëtimi drejt dijes, por jam e bindur se ky do të jetë viti i fundit që familjet shqiptare i nisin fëmijët të edukohen në një sistem arsimor të dëmtuar në palcë.

 

Ky vit shkollor do të jetë edhe më i vështirë, pasi do të përballemi me një situatë atipike, ku ne si prindër, mësuesit por edhe fëmijët do të duhet të përshtatemi me të tjera orare, me një model të ri mësimdhënieje e me një qeveri të paaftë për ta administruar situatën dhe të gatshme që të gjitha dështimet në arsim t’i justifikojë me pandeminë.

 

Në takimet e përditshme me të rinjtë dhe prindërit e tyre i kam ndjerë shqetësimet që kanë për sistemin arsimor, infrastrukturën e dobët, problemet me tekstet shkollore dhe mbi të gjitha mungesën e vizionit për garancinë e një arsimi cilësor. Nga ana tjetër pasojat e tërmetit të nëntorit do të ndihen edhe më shumë në këtë fillim viti shkollor ku qindra fëmijë nuk do të kenë shkolla që i presin e shumë të tjerë do mësojnë në çadra. Të nënvlerësuar nga qeveria, mësuesit e Shqipërisë janë lënë të vetëm në përballimin e sfidave të këtij viti të ri shkollor, mes kushteve të pafavorshme të punës, pagave shumë të ulëta krahasimisht me kontributin e tyre dhe protokolleve jo efikase anti-Covid-19. Për LSI arsimimi cilësor i brezit të ri ka një rol të patjetërsueshëm për kombin tonë, për ekzistencën e demokracisë dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë tonë. Suksese në misionin më të rëndësishëm kombëtar! Kurajo ta përballojmë me sukses vitin e ri shkollor!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...