Denoncimi i qytetarit të dëmtuar nga tërmeti në Thumanë, Arben Muça: Asnjë ndihmë nga shteti, sikur s’jam shqiptar!

Hënë, 14 September 2020 10:51


Si shumë shtëpi në Thumanë, edhe shtëpia e Arben Muçës pati dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Që atë ajo ditë ai vazhdon të qëndrojë në çadrën e ngritur tek shtëpia e prindërve të tij.

Në bisedën që pati me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ai thotë se nuk ka marrë asnjë lloj ndihmë nga shteti, as bonus qeraje dhe as ushqime. Ai gjithashtu shprehet se vetë është i papunë dhe se ka një kredi që duhet ta shlyejë. E vetmja që i ka ardhur në ndihmë është nëna e tij, e cila i ka dhënë gjysmën e pensionit. Vetë Pashke Muça shprehet se edhe shtëpia e saj është e dëmtuar dhe se të vetmen gjë që kërkon nga shteti është një kontenier, pasi kur bie shi i futet uji brenda.

Arben Muça: Jam banor i këtij komuniteti të Thumanës. Quhem Arben Muça. Jemi dëmtuar nga tërmeti shumë. Unë rri te shtëpia e djalit. Djali njërën dhomë e ka të banueshme, hyrja tjetër jo. Eshtë shtëpia pa kolona, është shumë e dëmtuar, kam frikë të jetoj brenda. Rri këtu te nëna në çadër. Nuk përfitoj as bonus, as qira, as ndihmë sociale, as ushqime, as kryq të kuq, asgjë. As kryq të kuq asnjë gjë. Unë si me qënë ndonjë jetim ose mos me qenë shqiptar. Nëna më jep pensionin për të likujiduar kredinë çdo muaj se kanë ardh më kanë sekuestru.

Pashke Muça: Unë kërkoj një kontenier se uji i gjithi më futet brenda. Jam pensioniste, jam e sëmurë, jam me tension. Kam shkuar, kam kërkuar kudo s’më kanë sjellë një kontenier të paktën. Le të jetë i përdorur nuk e dua të rri, vetëm mos më futet uji brenda.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...