'Prag skandali'/ Gjekmarkaj komenton ikjen e Shahinit dhe ardhjen e Kushit

Hënë, 14 September 2020 19:17

Duke komentuar largimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini, analisti Agron Gjekmarkaj thotë se është në kufijtë e skandalit largimi i saj në ditën e parë të shkollës, teksa ajo si ministre kishte gjithë përgjegjësinë për masat e COVID-19 nëpër shkolla.

Sipas tij, qeveria do ia faturojë asaj fajin e dështimit të menaxhimit të pandemisë në sistemin arsimor.

 
 

Më tej Gjekmarkaj thekson për News 24, se emërimi i Evis Kushit është bërë nga Rama për të ndikuar në elektoratin e Elbasanit si dhe për të politizuar administratën arsimore në prag të zgjedhjeve të 2021.

 
 
 

“Ndryshimi nuk ishte i papritur. Vetë Shahini e kishte paralajmëruar. Nuk do ishte në fushatë. Praktikisht duket që nga ajo ditë de- facto nuk do ishte më ministre. Zgjedhja që bën kryeministri është politike, për të ndikuar elektoralisht në Elbasan, një qark me mjaft deputetë. Droja ime, është që një zgjedhje e tillë mund të ndikojë në politizim të administratës zgedhore. S’duhet ta paragjykoj, por është në kufijtë e një skandali që ministrja largohet në ditën e parë të shkollës.

 
 

Ka një lloj kakofonie, rrëmuje si po menaxhohet arsimi në Shqipëri. Njerëzit kanë nevojë të shohin siguri, sa më shumë siguri, dhe presupozohet që dikush të marrë përgjegjësi për masat. Përgjegjëse është Besa Shahini që largohet dhe nuk mban përgjegjësi. Dështimet do ia hedhin asaj që u largua në Kosovë. Mënyra se si kryeministri nxjerr nga xhepi figura që nuk janë votuar, nuk kanë peshë në elektoral.

Duhet të kishte një ngritje të profilit më të lartë, nga elektorati i majtë mendoj që ka më shumë figura të nderuara. Rama në këtë pikë nuk më zhgënjeu, zgjodhi një deputete të zakonshme të mazhorancës së tij.

Do të ndikojë në Elbasan që është hambar votash. Shahini duke mos qenë pjesë e strukturave, jo e lidhur me realitetin shqiptar, duhet t’i kishte hyrë me inde fuqizimit të mësuesve. Do doja të mos ishte kështu, por do të ndodhë që emërimi i Evis Kushit ta përdorë për administratën arsimore para zgjedhjeve, ta kapë atë”- tha Gjekmarka

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...