‘E PaBesa Shahini shkatërroi arsimin’/ Këlliçi: Organizoi të vetmet zgjedhjet pa studentë, tani largohet e qetë

Hënë, 14 September 2020 21:52

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vendimin e largimit të Ministres së Arsimit Besa Shahini ditën e sotme.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e ka bërë përgjegjëse ministren për shkatërrimin e arsimit shqiptar, duke e quajtur e PaBesa Shahini, e cila me urdhër të firmosur prej saj, organizoi të parat e të vetmet zgjedhje pa studentë në universitete, tashmë largohet e qetë drejt Kosovës.

Gjithashtu Këlliçi ka sulmuar edhe zëvendësuesen e Shahinit, duke uruar që eksperimente të tilla, në dëm të rinisë dhe arsimit shqiptar, vendi ynë të mos shohë më kurrë, por dyshimi është edhe më i madh kur sheh se kush e ka zëvendësuar të PaBesën sot.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Humbje e madhe për arsimin dhe botën akademike shqiptare... e PaBesa Shahini, pasi shkatërroi arsimin në Shqipëri, pasi me urdhër të firmosur prej saj, organizoi të parat e të vetmet zgjedhje pa studentë në universitete, tashmë largohet e qetë drejt Kosovës!

Uroj që eksperimente të tilla, në dëm të rinisë dhe arsimit shqiptar, vendi ynë të mos shohë më KURRË! Por dyshimi është edhe më i madh kur sheh se kush e ka zëvendësuar të PaBesën sot. Vetë ajo, zonja që firmos mbi fletë të bardha, Evis Kushi...

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...