Deklarata e fortë e Grida Dumës: Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen

Tuesday, 15 September 2020 22:56

Anëtarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke folur për rastin e Manjola Cakonit nga Thumana, është shprehur se kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen. Këtë deklaratë znj. Duma e bëri në studion e emisionit “Ilva Now”.

“Unë jam gjithmonë një partizane e politikës së problemeve të përditshme. Kemi vuajtur në historinë e tranzicionit nga deliri i madh. Shqipëria vuan nga problemet e vogla. Unë kam pasur kontakte me familjarë të znj. Cakoni ditën pasi ajo doli në intervistë. Ajo tha: Ne jemi të strehuar në një zonë të ZallHerrit, pra kam ardhur nga Thumana këtu. Kam humbur bashkëshortin dhe vajzën, jetoj me djalin 11-vjeçar dhe kam të ardhura 190 mijë lekë të vjetra. Kjo familje mori vëmendje, sepse fëmijët shkuan takuan dy futbollistë të mëdhenj, dhe panë kryeministrin tek shtrati i spitalit. 

 
  

Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen. Recetat e tregojnë se është helmim, vëllai thotë qe ka marrë të gjithë antibiotikët që ka pasur në shtëpi. Ajo këtë gjë, po të kishte kujdes të vërtetë psikologjik. Ajo e thotë në intervistë: që unë në rast se do dija, që bashkëshorti dhe fëmija më ka vdekur, unë do të kisha hequr tubat. Ajo ka dhënë  intervistën në 3 shtator, dhe pasditen e kësaj dite ka rrezikuar jetën me koshiencën e vet”, tha Duma.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...