Komisioneri i BE për zgjerimin,Varhelyi: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, së shpejti paketa e rimëkëmbjes ekonomike

E mërkurë, 16 September 2020 12:01

 

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka folur për Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, duke theksuar se e ardhmja e tij qëndron në BE.

Ai ka përmendur edhe paketën e rimëkëmbjes për gjithë rajonin duke treguar se do të paraqitet së shpejti. Varhelyi përmes një postimi në Twitter tha se do t’i ndihmojë shtetet që bëjnë pjesë në Ballkanin Perëndimor që të krijojnë vende pune dhe të rimëkëmbin ekonomitë e tyre.

 

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit. Komisioni Europian së shpejti do të paraqesë paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin. Ne jemi gjithashtu atje për vendet e Partneritetit Lindor dhe partnerët tanë në Jug. Ne do t’i ndihmojmë ata të krijojnë vende pune dhe të rimëkëmbin ekonomitë e tyre”, shkruan Varhelyi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...