DOKUMENTET/Miku i Edi Ramës pjesë e kompanive fituese për Tunelin e Llogarisë

E mërkurë, 16 September 2020 20:59

Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompani lokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Lapsi.al mëson se SEED Consulting sh.p.k – e themeluar në vitin 2014, është një kompani që administrohet nga Alban Eftihimi dhe Ylli Gjoni, si dhe ka për aksionarë Andi Eftihimin, Alban Eftihimi, Altin Premtin, Olsi Eftihimin dhe Ylli Gjonin. Të gjithë këto janë bashkëortakë dhe në kompani të tjera si ATELIER 4, Eco Point Albania, Seed Consulting dhe Technical Building Solutions.

Alban Efthimi njihet si miku i Edi Ramës dhe kompania “Atelier 4” si e preferuara e kreut të qeverisë e Bashkisë Tiranë. Bashkëpunëtore e Ateliar 4 ka qenë në shumë raste edhe Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së kryeministrit. Shumë projekte në vend, që pas vitit 2013 mbajnë vulën e Atelier 4. Me siguri as kësaj here nuk është e rastësishme që kompania ku Alban Eftihimi është aksioner e administrator, të jetë pjesë e konsorciumit fitues për Tunelin e Llogarasë.

Projekti i dytë në finalen e garës ishte një konsorciumi Italian SWS, një prej kompanive të të cilës ka ndërtuar tunelin më të gjatë në botë Itali-Austri. Projekti i tyre parashikon ndërtimin e një ure me gjatësi 180 metra dhe gjatësia e tunelit varion nga 5.7-6 kilometra. Por ky konsorciuam u skualifikua. Më poshtë dokumentet e kompanisë së lidhur me Alban Efthimin, mikun e Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...