Krimi gjunjëzon Shqipërinë/Qeveria e quan 'normalitet', qytetarët:Rama nuk po e lufton

E Enjte, 17 September 2020 10:51

 

Në vetëm 48 orë Shqipëria është tronditur nga një seri ngjarje të rënda kriminale që kanë lënë pas 3 viktima dhe dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Mëngjesin e 15 shtatorit do të gjendej i pajetë në makinën e tij 33-vjeçari Klevis Kapllani. I riu, i kthyer nga Italia ku kishte vuajtur dënimin me burg për trafik droge, dyshohet se është ekzekutuar me armë silenciator, ndërsa si autorë të vrasjes policia ka shpallur në kërkim dy persona

Po në 15 shtator, rreth orës 17:40, në Bathore 31-vjeçari Agron Tanushi vrau me armë zjarri kunatën e tij 34-vjeçare pas një konflikti për banesën. Autori u arrestua një ditë më pas në qytetin e Lushnjes.

Pak minuta pas vrasjes në Bathore, rreth orës 19:00, në një prej zonave më të populluara të Tiranës, pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, iu bë antentat me autobombë shtetasit Preng Gjini. Bashkë me 50-vjeçarin, që vijon të qëndrojë në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën, u plagos edhe një shtetas italian, kalimtar i rastit.
Por dora e krimit vijon të godasë sërish. Mëngjesin e sotëm, në Bradashesh të Elbasanit, u ekzekutua teksa pinte kafenë 50-vjeçari Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit nga Policia Talo Çela.

Kurse qeveria e cilëson situatën një normalitet. Taulant Balla i PS tha se ngjarje të tilla ndodhin kudo, kurse Sandër Lleshaj tha se po të mos kishte krim, nuk do kishte polici.

Ndërkohë, një sondazh i JOQ tregon se 85 përqind e qytetarëve besojnë se Edi Rama nuk po e lufton krimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...