Genc Pollo/Rama një peshqesh për Lukashenkon? E pabesueshme por e vërtetë! Episode nga Shqipëria jonë e dashur.

Premte, 18 September 2020 12:37

Nga Genc Pollo

Rama një peshqesh për Lukashenkon? E pabesueshme por e vërtetë! Episode nga Shqipëria jonë e dashur.

Dje pasdite kryeminstri Rama duke folur në një video-konferencë me Komisionin e Helsinkit në ShBA në cilësinë e kryetarit të rradhës së OSBE-së, deklaroi se në Bjellorusi hapi i parë që duhej të ndërmerrej ishte diskutimi midis partisë së Lukashenkos dhe opozitës demokratike për një reformë zgjedhore e cila duhej të zhvillohej e të përmbyllej me konsensus.
Pak orë më vonë, zëdhënësja e OSBE/ODIHR-it, Katya Andruzsz i deklaroi meidas se "ne jemi gati të vazhdojmë të mbështesim Këshillin (Politik), po presim të marrim prej tij detaje mbi çështjet që po trajton dhe mënyrën se si ne mund të ndihmojmë konkretisht. Si gjithmonë në jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë për përmbushjen e rekomandimeve elektorale të ODIHRit".

Këshillën e OSBE-ODIHRit në Këshillin Politik e ka refuzuar vetëm Rama e partia e tij. Imagjinoni sikur fatkeqësisht ai të luajë kokëfortin e t'i mbyllë derën OSBE-së. Imagjinoni edhe sikur Lukashenko t'i thërresë mendjes e të pranojë vizitën e OSBE-së, madje të kryetarit të rradhës dhe pasi dëgjon me vëmendje propozimet e rradhës del me të para mediave dhe u thotë " Shihni kë më kanë dërguar të më sugjerojë dialog e konsensus me opozitën. Këtë tipin që prishi me dorën e vet konsensusin dhe që nuk pyeti për këshillën e ODIHRit. A doni provë të gjallë se Europa e ShBA janë hipokritë? Ja ku e keni!!" Mbase Lukashenko nuk denjon vetë të shfaqet me Ramën dhe ja delegon këtë teatër ministrit të tij të jashtëm. Mbase i pjell mendja ndonjë skenar tjetër. Ku i dihet! Por kjo është anësore. Sikletosja që Rama i ka shkaktuar shteteve që parvjet përkrahën kandidimin e Shqipërisë si kryetare e rradhës për vitin 2020 u duket hapur teksa e përmendin nga halli kryetarin e rradhës që u ngeli në prehër dhe si rrugëdalje shikojnë avancimin me ministren e jashtme suedeze e cila e merr funksionin në 1 janar 2021. GP

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...