PD publikon pamjet nga Shijaku:Në një ndërtesë bëjnë mësim 3 shkolla. Distancimi social dhe siguria e nxënësve mision i pamundur

Premte, 18 September 2020 21:16

 

Partia Demokratike ka publikuar sot pamje nga Shijaku për të treguar se distancimi social në shkolla dhe siguria e nxënësve është mision i pamundur. Ish-deputetja e PD Orjola Pampuri shkruan se në një ndërtesë në Shijak bëjnë mësim 3 shkolla.

Sipas saj, përveç mbingarkesës, e cila nuk mund të zgjidhet as me 3, as me 4 e as me 5 turne, një problem tjetër është edhe transporti i nxënësve për të cilin janë vë në dispozicion dy autobusë, të cilët absolutisht nuk mund të përmbushin as edhe një kusht të vetëm të masave anti Covid.

POSTIMI I PLOTË
👉Në shkollën “Muharrem Plaku”, në Shijak, bëjnë mësim edhe tre shkolla të tjera, përveç nxënësve të kësaj shkolle. Përveç mbingarkesës, e cila nuk mund të zgjidhet as me 3, as me 4 e as me 5 turne, një problem tjetër po kaq serioz është edhe transporti i nxënësve për të cilin janë vë në dispozicion dy autobusë, të cilët absolutisht nuk mund të përmbushin as edhe një kusht të vetëm të masave anti Covid, dyndje nxënësish shfaqen çdo ditë duke rrezikuar, njëri-tjetrin, mësuesit në shkollë, e më pas prindërit e gjyshërit në shtëpi. Si mund t’i besosh një show të shëmtuar propagandistik, i cili bëhet në kurriz të fëmijëve, mësuesve dhe prindërve tanë.

Në videon më poshtë është pasqyrimi i realitetit, i cili vlen edhe për shkolla të tjera, ku distanca është e pamundur të ruhet, ku kushtet në mjetet e transportit publik nuk përmbushen, ku është e pamundur të këtë kohë që një fluks kaq i madh nxënësish të mbahet nën kontroll me matje temperaturë, kushtet brenda shkollave nuk e përballojnë një fluks të tillë për të përmbushur masat e higjienës dhe dezinfektimit. Show propagandistik vijon, por urojmë që shkollat të mos ecin në hapat e masave nuk që u morën ndaj QSUT, në fillim e gjatë pandemisë, ku në periudhën e hapjes u shndërrua në vatër Covidi. Të gjitha këto denoncime janë sinjal për të marrë masa konkrete, para se të jetë vonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...