Bojkoti i Superligës, Vasili: Rama miraton brenda natës ligje për oligarkët, për ligjin e sportit nuk ka kohë

Hënë, 21 September 2020 08:09

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për heshtjen e qeverisë ndaj protestës së futbollit shqiptar. Në një deklaratë në Facebook, Vasili shprehet se përfaqësuesit e futbollit i kanë kërkuar qeverisë një ligj dinjitoz dhe që i përgjigjet sfidave kohës, por qeveria merret me koncesionet dhe jo me problemet e sportit.

“Rilindja e urren futbollin dhe nuk i bën përshtypje që vetëm në Shqipëri nuk luhet futboll si në asnjë vend të Europës. Rilindja bën ligje brenda natës për koncesionet miliardere të oligarkëve kurse për ndryshimet ligjore për sportin nuk ka kohë. Rilindja brenda natës ndryshon Kushtetutën për votat, ndërsa ligjet për sportin nuk i ndryshon “dot””,- shprehet Vasili.

Ai shton se “mijëra njerëz të botë së futbollit shqiptarë si lojtarë, stafe trainerësh dhe mijëra punonjës të tjerë ndihmës janë të bllokuar për shkak të një kryeministri dhe një qeverie, destruktive dhe të paaftë që vetëm prishin gjithçka”.

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore në Shqipëri ka marrë jehonë ndërkombëtare. Media prestigjoze italiane, Tuttosport, ka publikuar një artikull të plotë ku pasqyrohet në detaje situata e krijuar pas bojkotit të kampionatit. Me një titull të fortë, “Kaos në Shqipëri, futbolli në grevë kundër Qeverisë”, Tuttosport ka dashur të informojë opinionin publik italian mbi atë që po ndodh sot në futbollin shqiptar.

“Një bojkot total, ai që është duke u kryer nga Presidentët e Super Ligës shqiptare, ekuivalentja e Serie A italiane, të cilët kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin në shenjë proteste kundër Qeverisë që nuk ka aprovuar një ligj sporti i cili të jetë në gjendje të kënaqë kërkesat e klubeve dhe mbi të gjitha, të mbajë premtimet e vetë qeverisë të cilat janë shprehur nga Kryeministri në marsin e vitit të shkuar: deri më tani nuk janë luajtur dy javë kampionati. Gjithçka ka nisur pas arritjes historike të futbollit shqiptar, kualifikimin e parë dhe të vetëm në finalet e EURO 2016. Federata dhe klubet përpiluan një listë me kërkesa për modifikime në ligje me natyrë financiare dhe fiskale. Këto kërkesa i janë dërguar në rrugë zyrtare Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, por nuk kanë marrë kurrë një përgjigje. Ndër kërkesat e tyre kryesore janë miratimi i një ligji sponsorizimi, reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6%, fshirja e gjobave nga detyrimet tatimore dhe zgjatja e përjashtimit nga tatim fitimi për lojtarët deri në 10 vite”,- shkruan media e njohur italiane.

Në marsin e vitit 2019, Kryeministri shqiptar Edi Rama, së bashku me ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij, në një tryezë me Federatën dhe drejtuesit e klubeve premtuan që brenda 100 ditëve të gjithë kërkesat do të miratoheshin në Parlament.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, që është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka shprehur keqardhjen e tij për bojkotin e kampionatit, por ka përsëritur se kërkesat e klubeve janë të drejta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...