Amerikanët premtojnë investime në Kosovë, Grenell: Ai pas meje, njeriu i parave, do të sjellë një çek të madh. Presidenti Trump më tha...

Hënë, 21 September 2020 20:58

 

I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës. Grenell ka thënë delegacioni që ai udhëheq është në Kosovë për të nisur zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.

 

“Përshëndetje nga presidenti Trump, jam bashkë me shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai e ka sjellur një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se cfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëmëri zotimet. Duam t’i tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaci për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit”, tha ai.

 

“Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Trump na tha shkoni në Kosovë dhe zbatojeni marrëveshjen dhe mos e leni vetëm fjalë. Jam mirënjohës për zotimet e tij. Simbolizmi nuk e paguan qeranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryej fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.

 

“Nuk do të ishim këtu pa presidentin Trump. Ai më tha bëjmë dicka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja ai më tha, tani shko zbatoje. Ai gjithmonë shtyn përpara proceset“, përfundoi ai.

 

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler theksoi se do të investojnë në Kosovë.

“Ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë se sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të investuar”, tha ai.

 

Delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...