Del përgjigjja e tamponit/Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi konfirmohet pozitive me Covid 19

Tuesday, 22 September 2020 11:08

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19. Kryebashkiakja e Shkodrës një ditë më parë pas dyshimeve ka bërë tamponin pranë strukturave të shëndetësisë ndërsa në përgjigjen zyrtare të mbërritur sot ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.

Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera. Sipas burimeve gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk simptoma por ka dyshuar pas kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.
Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër që kanë patur kontakte me kryebashkiaken t’i nënshtrohen tamponëve ndërsa pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur.

Disa kohë më parë në bashkinë Shkodër rezultoi pozitive nënkryetarja Emilia Koliqi dhe disa punonjës të tjerë por ata e kanë kaluar ndërsa sëfundmi është infektuar kryebashkiakja Ademi e cila tashmë është vetëizoluar derisa ta kalojë këtë situatë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...