Gjosha:Përdorim politik i Këshillit. Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie

E mërkurë, 23 September 2020 12:34

 

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar lidhur me mbledhjen e sotme në Kuvend të Këshillit të Integrimit Evropian, i cili sipas saj, nuk prodhoi asgjë të re.

Në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale, ish-deputetja e LSI-së thekson se sot nuk pamë asnjë iniciativë konkrete për të ofruar, por e vetmja gjë që pamë është përdorimi i Këshillit për interesa politikë.

 

Në këtë kontekst, Klajda Gjosha deklaron se Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve, grave dhe vajzave dhe profesionistëve në vendimmarrjen e vendit

“Sot pamë sërish tek u mblodh Këshilli i Integrimit Evropian ne Kuvend. Asgjë e re, asnjë iniciativë konkrete për të ofruar. E vetmja gjë që pamë është përdorimi i Këshillit për interesa politikë.

Integrimi nuk është thjesht kapituj që do hapen dhe do mbyllen në të ardhmen. Integrimi është kapitulli i jetës së cdo qytetari shqiptarë, është procesi i zhvillimit, transformimit dhe i vlerave. Është procesi i dialogut, konsesusit dhe respektimit të marrëveshjeve. Nga ky këndvështrim nuk mund të presim më asgjë nga njerëz që e kanë vrarë perspektivën europiane të Shqipërisë. Nuk mund të presim që ky proces të drejtohet nga ata që marrëveshjen e 5 Qershorit e grisën vetëm pak ditë pasi hodhën firmën në të! Dhe sot Shqipëria qëndron peng i kushteve të vendosura mbi papërgjegjshmërinë qeverisëse.

Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve, grave dhe vajzave dhe profesionistëve në vendimmarrjen e vendit!”, shprehet ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...