Abuzimi me tenderat e fshehtë/ Spahiu: Raportohen 50 miliardë lekë, nëse nuk i rrëzojmë sot nesër do jetë shumë vonë

E mërkurë, 23 September 2020 15:22

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu denoncon abuzimin me tenderat nga qeveria aktuale.

Spahiu thotë se më i fundit ka të bëjë me tendera të fshehtë dhe raportohet për 50 miliardë lekë.

 

Sipas tij, qeveria duhet rrëzuar pasi është kthyer në një grup hajdutësh ordinerë, dhe paralajmëron se nëse nuk bëhet sot, nesër mund të jetë shumë vonë.

 

STATUSI NGA PëRPARIM SPAHIU
Abuzimi me fondet publike nuk ka limite.
Edhe pse kontrollojnë gjithçka, edhe pse çdo tenderim publik bëhen në limitet e fondit të akorduar, edhe pse të njejtat kompani fitojnë çdo “garë”, Rilindja nuk kursen asgjë në babëzinë e saj për të vjedhur.
Lajmi i fundit është abuzimi me ligjin për tendera të fshehtë.

Raportohen 50 miliardë lekë tendera që dhe dikush me njohurite minimale juridike kupton që nuk kanë asnjë lidhje me fshehjen apo sigurinë e transaksioneve të tilla.
Rilindja, në fundin e saj politik, është kthyer tashmë në një sekt banal, hajdut ordiner i xhepave të shqiptarëve.
Ekonomisë shqiptare, me transaksione dhe abuzime të tilla, është njëlloj si ti heqesh oksigjenin të sëmurit në shtrat.
Jemi në emergjence sociale, politike, morale, të rrëzojmë këtë grup hajdutësh ordiner.
Nëse nuk e bëjmë sot, vërtet që nesër do të jetë shumë vonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...