Covid-19/Basha jep alarmin:Situata në prag të katastrofës, merrni masa, s’ka kohë për të humbur

E mërkurë, 23 September 2020 18:56

 

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë paralajmëroi se situata në vendin tonë për shkak të pandemisë së COVID-19 është në prag të katastrofës.

Gjatë fjalës së tij, kryeopozitari Basha tha se opozita kërkoi që mësuesve t’ju bëhen tamponi para se të hapeshin shkollat, por kjo gjë nuk u bë e mundur.

 

“Sezoni i grupit stinor, kemi kërkuar që të merren masa, me qëllim shmangien e mbivendosjes me covid. Simptomat paraprake të gripit paraprak e COVID-it janë të njëjta. Kërkuam testim për mësuesit, nuk na dëgjoi njeri. Mësuesit në Kosovë janë testuar, kanë një mënyrë të rregull periodike. Askush se mori parasysh këtë. Situata paraqitet në prag të katastrofës. Kjo mbledhje nuk është pe parakohshme, jemi futur në garë me kohën. Është e pafalshme që 6 muaj pas nisjes së pandemisë askush, as ju si mjekë, s’kanë asnjë informacion se çfarë masash janë marrë dhe çfarë dështimesh janë nxjerrë. Kaq e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë. S’ka kohë të merremi me këtë dështim. Njerëzit po flasin për një valë të dytë, s’ka valë të dytë. Jemi në bishtin e valës së parë. Ju kërkoj që e gjithë ekspertiza dhe konstatimet që kemi bërë gjatë kësaj kohe, të përfundoj në një dokument konciz pune, një plan veprim që do t’ja paraqesim politikisht si opozitë qeverisë. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur deri tani, nuk është momenti të ngremë gishtin. Për t’i zgjuar nga narkoza e thellë ku ka rënë qeveria, ministria e Shëndetësisë, ku prevalon jeta e njerëzve. Ka kohë për t’u marrë me përgjegjësitë e deritanishme dhe të këtij momenti.”, tha Basha.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...