Tre vjet për oligarkët dhe një vit për mjekët!

E Enjte, 24 September 2020 11:24

 

Nga Erion Dasho

Rritja prej 40% e pagave të mjekëve përkthehet në terma financiarë në afërsisht 10 milionë dollarë, diku rreth 3-4% e buxhetit vjetor të shëndetësisë.

 

Një rritje që duhet vlerësuar, sepse kolegët që punojnë në shëndetësi (sidomos mjekët e keqpaguar dhe të keqtrajtuar të familjes) meritojnë më tepër se dyfishimin e pagave qesharake që marrin.

Por, e parë në kontekst të asaj që nevojitet realisht, kjo rritje është qesharake dhe miope.

Shqipëria sot ka nevojë të rikonceptojë tërësisht financimin e shëndetësisë, i cili është një miks as gjerman dhe as anglez, duke qenë i vetmi sistem financimi europian që nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për t’u reformuar që kur u krijua në vitin 1996.

Shqipëria sot ka nevojë të ndërtojë nga e para një spital modern terciar dhe 4 ose 5 spitale rajonalë, një investim i cili do të kërkojë të paktën 1 miliardë dollarë.

Shqipëria sot ka nevojë të ndryshojë totalisht modelin menaxhues, nga modeli i centralizuar (i shpikur nga komisari sovjetik Semashko 100 vjet më parë) drejt një modeli autonom që konkurron me sektorin privat në kushte të barabarta.

Shqipëria sot ka nevojë të zbatojë teknologji të reja, kryesisht në fushën e informacionit shëndetësor, ku mjeku shqiptar akoma shkruan në letër kartelën e pacientit, sikundër e shkruante në papirus mjeku egjiptian 4 mijë vjet më parë.

Këto dhe masa të tjera janë ato që priten në shëndetësi dhe jo gënjeshtra e radhës, karamelja qesharake 10 milionë dollarëshe për mjekët dhe qytetarët.

Ndërkohë shumëfishi i 10 milionëshit në vit shkon për koncesionet, pjesa më e madhe e të cilëve, edhe kur bëjnë sens nga ana teknike, janë gropa financiare të mbivlerësuara dhe të mbipaguara nga taksat e shqiptarëve.

Në se duam një shëndetësi bashkëkohore që i mban mjekët në Shqipëri dhe nuk i zbon dyerve të botës, këto masa duhen marrë.

Përndryshe, duke menduar dhe punuar tre vjet për oligarkët dhe një vit për mjekët, sistemi që fut ujë nga të gjithë anët, nuk e ka të gjatë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...